LAJMI I FUNDIT:

ATK: 70 mijë pliko me kuponë fiskal ende të pa verifikuara

ATK: 70 mijë pliko me kuponë fiskal ende të pa verifikuara

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar vazhdimisht me kohë të gjithë qytetarët të cilët kanë dorëzuar plikot e tyre për rimbursim nga kuponët fiskal për tre mujorin e parë të këtij viti (TM1 2017), se verifikimi i plikove ende nuk ka përfunduar, pasi që interesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e kampanjës edhe në këtë periudhë ka qenë tejet i madh.

Sipas të dhënave nga departamenti i Arkave Fiskale, është edhe një numër i konsiderueshëm i plikove të cilat janë në proces të verifikimit.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina-Bytyqi-Sefa në një përgjigje për ‘Indeksonline’ ka treguar edhe shifrat se sa është numri i atyre që ende nuk u janë rimburësuar mjetet në llogarit bankare për kuponët fiskal.


“Numri i plikove të qytetarëve që kanë mbetur pa u verifikuar per TM1 2017 është 70.000 pliko te pa verifikuara”, është shprehur ajo.

Mirëpo më tej ajo thotë se zyrtarët nga departamenti përkatës, janë duke punuar në vazhdimësi në mënyrë që të gjitha plikot e kësaj periudhe të përfundojnë sa më shpejt që është e mundur.

Ndërkaq, kujtojmë se ky institucion financiar për t’i informuar qytetarët në mënyrë më të mirë ka realizuar një modul me të cilën ata kanë mundësi të përcjellin plikot e tyre për gjithçka rreth kuponëve fiskal.

“Me qëllim që t’i mbajmë të informuar të gjithë qytetarët për gjendjen e plikos, nga muaji shkurt i këtij viti ATK ka zhvilluar një modul, përmes së cilit qytetarët mund të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër, për gjendjen e plikos së tyre përmes sistemit në linkun:https://kuponatfiskal.atk-ks.o… për të gjitha pyetjet, duke filluar nga aplikimi, pranimi, verifikimi, rimbursimi dhe refuzimi (kthimet nga bankat gjatë vitit 2016) i plikove me kuponë fiskal”, ka thënë Bytyqi-Sefa.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme

Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori