LAJMI I FUNDIT:

Asus prezanton tabletin MeMo 3D

Asus prezanton tabletin MeMo 3D

Ashtu siç kishte premtuar, Asus ka prezantuar tabletin e tij të ri Eee Pad MeMo, por në një ndryshim të vogël: me teknologjinë 3D.

Ky tablet i ri i Asus ka një ekran 7-inch me prekje dhe luan filma në 3D, të cilat mund t’i shohësh pa mbajtur syze. Mesa jemi në djeni, nga eksperienca e televizorëve, cilësia e teknologjisë 3D pa patur nuk është ashtu siç duhet, megjithatë, kjo mbetet për t’u parë.

Ajo që dihet tjerër për këtë tablet, është se ai punon me sistemin e operimit Google Android Honeycomb dhe se ka WiFi e Bluetooth. Ky Android po prezantohet në panairin Computex që po mbahet në Tajvan. /Telegrafi/