LAJMI I FUNDIT:

Aspirina mbron nga kanceri i lukthit?

Aspirina mbron nga kanceri i lukthit?

Një studim i ri i publikuar në revistën “British Journal of Cancer” tregon se njerëzit të cilët marrin aspirinë janë më pak të rrezikuar për t’u sëmurë nga kanceri i lukthit.

Shkencëtarët pranë Institutit Kombëtar Amerikan për hulumtimet kancerit kanë zhvilluar një hulumtim ku kanë marrë pjesë më shumë se 300.000 persona.

Rezultatet kanë treguar se personat të cilët kishin marrë aspirinë një vit para studimit, së paku një herë (për ndonjë arsye tjetër), kishin qenë më pak të rrezikuar për t’u sëmurë nga kanceri i pjesës së mesme dhe të poshtme të lukthit.

Personat të cilët kishin përdorur llojet tjera të anti-inflamatorëve tjerë josteroid (NSAID), po ashtu kishin qenë më pak të rrezikuar (për 32%).


Mirëpo, është vërejtur se aspirina dhe NSAID mbrojnë vetëm nga kanceri i pjesës së mesme dhe të poshtme, ndërsa nuk mbrojnë nga kanceri i pjesës së sipërme (kardia) dhe nga kanceri i ezofagut.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori