Krijimi i një bashkësie komunash me shumicë serbe në Kosovë, s’do mend se i është imponuar Kosovës, kurse nëse ka diçka të paqartë, janë modalitetet e vetëqeverisjes si dhe relacioni me institucionet e shtetit. Është plotësisht e pritshme që edhe pas definimit përfundimtar në formë marrëveshjeje, të ketë paqartësi dhe shumëkuptimësi në funksionimin e Asociacionit. Kjo për shkak se në Ballkan rezulton të jetë politikisht e zbatueshme që një marrëveshje të interpretohet ashtu si i konvenon garniturave në pushtet.
Entiteti serb në Kosovë është produkt i logjikshëm i punës së palëve të involvuara, të cilat me veprimet dhe mosveprimet e tyre nuk kanë lejuar rrugë tjetër.
1. Prishtina zyrtare ka dështuar të ushtrojnë sovranitetin efektiv mbi pjesë të caktuara të territorit të Republikës së Kosovës, si dhe ka lejuar funksionimin e autoritetit të Republikës së Serbisë në të njëjtin territor, duke mundësuar njëkohësisht forcimin e vazhdueshëm të elementeve radikale te serbët në Kosovë, kurse në anën tjetër duke zhvlerësuar plotësisht disa përpjekje nga vetë komuniteti serb për tu integruar në jetën politike të Kosovës.
2. Serbia ka synuar planin alternativ të mbajtjes së disa territoreve, kurse që moti ka kaluar në fazën e zbatimit. Kjo ishte e planifikuar në rast se Serbia humbet kontrollin në Kosovë. Copëza të këtij plani, me qëllim të testimit të reagimeve, në variante të ndryshme janë shpalosur gjatë gjithë viteve 90-të nga ideatorët e politikës në Beograd, përfshirë edhe ideologun Dobrica Çosiq, por për të cilat atëbotë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nuk kanë pranuar asnjëherë të diskutojnë.
3. Faktori ndërkombëtarë me kohë është zmbrapsur nga zotimi deklarativ për një Kosovë multietnike për të cilën as përafërsisht nuk kishte konsistencë, si dhe me apo pa qëllim ka lejuar që në Ballkan të vazhdohet me krijimin e territoreve etnikisht ekskluzive. Paradoksale me këtë, ka detyruar gjithë kohën politikbërësit në Prishtinë, veç tjerash edhe Kuvendin ku ulen të zgjedhurit e popullit, të marrin vendime gati unanime, me të cilat Kosova zhvishet nga atributet kombëtare shqiptare në të gjitha komponentët që karakterizojnë shtetin, përfshirë kushtetutën dhe simbolet.
Në perspektivë kohore, nuk janë thjeshtë vetëm modalitetet rreth kompetencave ato që rrezikojnë funksionimin normal të shtetit. Prishtina zyrtare duhet të jetë shumë e kujdesshme jo vetëm me shkallën e kompetencave që i lejohen kësaj bashkësie komunash gjatë themelimit dhe funksionimit të mëtejshëm të këtij entiteti, por edhe sa i përket vetë emërtimit, i cili në plan të parë mund edhe të duket i parëndësishëm, ngase së paku tani mund të mos ketë shumë peshë.
Pavarësisht se mbi çfarë premisash është duke u krijuar ky Asociacioni i kamufluar nën gjoja bashkëpunimin ndër-komunal, është shumë me rëndësi që emërtimi i tij zyrtarë të mos ketë asgjë etnike. Me emërtim etnik çimentohet ndarja e brendshme e Kosovës mbi baza etnike, si dhe tutje do të shërbejë si proces i vazhdueshëm për të minuar çdo përpjekje për integrimin e komunitetit serb në jetën e përgjithshme shoqërore në Kosovë.
Gjithashtu, ky emërtim vetvetiu do të shërbejë për të inspiruar farkëtarët e ideve nacionaliste në Beograd, lidhur me qëllimet e tyre për të relativizuar sovranitetin e Kosovës. Asociacioni është vetvetiu një rikonfirmim i dështimit për të siguruar njëtrajtshmëri politike në gjithë vendin. Mbështetur në këtë, pjesa më e madhe e Kosovës mbetet shumetnike me karakter të një shteti qytetarë dhe jo nacional, kurse një pjesë e territorit, do të jetë njëetnike, sikurse edhe na thotë emërtimi tanimë i promovuar.
Krahasimi me atë që ka ndodhur në Bosnjë-Hercegovinë është plotësisht i qëndrueshëm, pavarësisht kontekstit. Të rikujtojmë krijesën që sot quhet “Republika Srpska”. Ndonëse shumëçka ka ndryshuar në kushtetutën e këtij entiteti, duke u nisur nga fakti që sipas ndryshimeve kushtetuese të imponuara nga Supervizori Ndërkombëtar, ky është një entitet ku serbët, boshnjakët dhe kroatët, janë të barabartë, si dhe për këtë kanë në dispozicion edhe mekanizmat kushtetues, megjithatë emri zyrtarë i entitetit pamundëson këtë barazi.
Vetë emërtimi i sanksionuar me Marrëveshjen e Dejtonit, e ku natyra etnike e emërtimit flet për një territor ekskluzivisht serb, ka krijuar dhe vazhdon të ushqejë pretendimin mbi një shtet të dytë serb, e krahas me këtë edhe shërben si kornizë për përcaktimet strategjike, të cilat në politikat publikisht të shpalosura kanë për qëllim zyrtarizmin e lidhjeve speciale ndërmjet Serbisë dhe këtij entiteti, por që si synim afatgjatë kanë krijimin e një sistemi të përbashkët politik me qendër në Beograd. Gjatë negociatave në Dejton në fund të vitit 1995, askush nuk ishte përqendruar te emërtimi. Sot, emri “Republika Srpska” është elementi kyç në shënjimin e territorit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania - thyerje e rregullave, Vëllai i Madh dënon banorët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij