Web-faqja e Qeverisë së RM-së vazhdimisht përditësohet. Por në të mund të gjeni vetëm version në gjuhën maqedonase dhe në atë angleze. Zëdhënësit e Qeverisë nuk dhanë asnjë sqarim për mungesën e versionit në gjuhën shqipe.
Në pyetjen e gazetares së Portalbit “Pse nuk ka version në gjuhën shqipe në ueb-faqen e Qeverisë?”, Muhamed Hoxha u shpreh: “Pse nuk ka versionin shqip?!… A bën të konsultohem dhe dëgjohemi?… Të thëras për shkurt te ky numër.” Por Hoxha jo vetëm që nuk e telefonoi gazetaren, ai më nuk e hapi telefonin.
Ndërkohë, pas shumë thirrjeve të papërgjigjura, Aleksandar Gjorgjiev me sms-porosi kërkoi nga gazetarja t’i shkruaj. Megjithatë nuk iu përgjigj pyetjes me shkrim e as nuk iu përgjigj thirrjeve në vijim.
Ky i fundit, në korrik të vitit 2013, i pyetur nga Alsat-M për çështjen në fjalë, kishte deklaruar: “Në kuadër të vetë komunikimit të qeverisë me opinionin janë paraparë disa modalitete, prej të cilave pjesa më e madhe janë në zhvillim, ashtu që besoj se do të shqyrtohet edhe kjo çështje të cilën e përmendët përmes pyetjes suaj. Jo vetëm në ueb faqet, por janë paraparw mundësitë për rritjen e komunikimit dhe përmirësimin e transparencës së qeverisë edhe në nivele të tjera, ashtu që në një periudhë të shpejtë presim të kompletohet plani i përgjithshëm për aktivitetet komunikatave.“
Sa për krahasim, ueb-faqja e qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht ajo e Zyrës së Kryeministrit është në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht. Ueb-faqja e qeverisë së Serbisë është në: serbisht, anglisht dhe italisht.
Ndryshe, sipas Preambulës së Kushtetutës së RM-së, Maqedonia është konstituuar si shtet nacional i popullit maqedonas në të cilin sigurohet barazia e plotë dhe bashkëjetesa e përhershme e popullit maqedonas me shqiptarët, turqit, vllahët, romët dhe kombësitë tjera që jetojnë në RM.
Neni 1 i Amandamentit V të Kushtetutës së RM-së përcakton qartë: “Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen… Çdo qytetar në komunikim me ministritë, mund ta përdorë njërën nga gjuhët zyrtare dhe alfabetin e saj, ndërsa ministritë përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin të cilin e përdor qytetari…”
Në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë të realizuar në vitin 2002, numri i shqiptarëve në Maqedoni ishte25.17%. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova