LAJMI I FUNDIT:

Asgjë e re nga BE

Pas përfundimit të mandatit të saj, si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, me një korrik të këtij viti, Mbretëria Spanjolle i dorëzoi kryesimin me BE-në, Mbretërisë Belge. Gjatë kryesimit spanjoll, në Ballkan, për veç fjalëve, asgjë nuk ndodhi konkretisht.

Kur Spanja mori kryesimin me BE, kryeministri i saj Jose Luis Rodriguez Zapatero, patë thënë se Ballkani do të jetë, ndër pikat më kryesore me të cilat ai dhe vendi i tij, do të merrej gjatë mandatit të kryesimit. Me t’i dorëzuar detyrën homologut të tij Belg, Yves Leterme, ky i fundit konstatoi se ofrimi i ardhmërisë evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, mbetet ndër prioritetet e Unionit edhe gjatë kohës së kryesimit belg.

Jo pse jam euroskeptik, mirëpo asgjë të re nuk pres nga BE, e sidomos, jo nga një BE nën kryesimin e Belgjikës, e cila aktualisht ka një qeveri teknike.


Pas mos marrëveshjeve mes dy grupimeve dhe grindjeve brenda qeverisë së koalicionit, me 13 qershor të këtij viti në Belgjikë u organizuan zgjedhjet e parakohshme. Dallimet mes flamandëve të cilët flasin holandisht dhe valonëve të cilët flasin frëngjisht, u vërejtën edhe gjatë fushatës zgjedhore. Pavarësisht faktit se konkurruan disa parti për zgjedhjet e përgjithshme, ishin dy, ato të cilat morën më së shumti vota. Partia nacionaliste e “Aleanca e re Flamande”, e drejtuar nga Bart Albert Liliane De Wever dhe Partia Socialiste e Elio Di Rupo, ishin partit kryesore që tërhoqën vëmendjen e opinionit botërorë, por edhe të votueseve belgë.

Belgjika, pavarësisht faktit se është njëri prej shteteve themelues të Bashkimit Evropian, sot po përballët me ide skajshmërisht nacionaliste, ku në zgjedhjet e 13 qershorit, partia “Aleanca e re Flamande” mori 27 ulëse nga 150 sa ka Parlamenti i këtij shteti. Një ndër qëllime kryesore të kësaj partie është ndarja e Flandërisë nga Valonia dhe shpërbërja e Belgjikës.

Mu për këtë shkak, sot shteti i Belgjikës, drejtohet nga një qeveri teknike, e drejtuar nga lideri i partisë Kristian-demokrate dhe Flameze, Yves Leterme, të cilit Mbreti Alberti II nuk i pranoi dorëheqjen deri në bërjen e qeverisë së re. Formimi i kësaj qeverie, sipas të gjitha mundësive nuk mund të ndodhë, deri para tetorit të këtij viti. Qeveria e re, nuk do të arrijë të formohet për deri sa qëndrimet e De Wever dhe Di Rupo nuk përafrohen.

Duke i parë të gjitha këto, është shumë e vështirë të besohet në ndonjë sukses, gjatë këtyre gjashtë muajve sa do të kryesojë Bashkimin Evropian, një shtet si Belgjika i cili ka “derte” e probleme brenda vetës, e të cilat ia rëndojnë punën me kryesimin.

Mbretëria Belge shpëtimin nga kjo gjendje do të mund ta gjejë, nëse maksimalisht kufizon rolin e saj dhe i lë hapësirë më të madhe kryetarit të Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy si dhe përfaqësueses së lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë, Catherine Ashton. Se sa do të ketë sukses, do të ngelet të shihet, mirëpo ne në Kosovë, duhet që maksimalisht të mos rrimë në “uzdajë” të Belgjikës, por të punohet në drejtim të përmbushjes së kërkesave të qytetarit, e sidomos luftimi i korrupsionit. Virus ky i cili me shpejtësi po depërton në të gjithë strukturën e shtetit tonë.

Krejt në fund, i nisur nga realpolitika, mund të them se asgjë e re nga BE edhe gjashtë muajt të tjerë!

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori