LAJMI I FUNDIT:

Asambleja e FSHF-së nuk diskuton për çështjen e Kosovës

Asambleja e FSHF-së nuk diskuton për çështjen e Kosovës

Asamblistët e Federatës Shqiptare të Futbollit, të enjten, në Tiranë, kanë mbajtur tubimin e rregullt, por në të, nga askush nuk është prekur çështja e dy klubeve kosovare, Prishtinës dhe Trepçës '89, që kanë shprehur interesim për t'iu bashkuar ligës elitare të Shqipërisë.

Kjo çështje nuk ishte në rend ditë të Asamblesë së FSHF-së, por as në pikën "Të ndryshme" nuk u prek nga askush, ndonëse dy klubet nga Kosova, prisnin të merrej një vendim për fatin e tyre.

Në fakt, Prishtina e Trepça ’89 kanë shprehur interesim, por në zyrat e FSHF-së, ato nuk kanë dorëzuar ndonjë kërkesë, ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

"Jam në dijeni të fjalëve në media, por nuk ka ardhur asnjë kërkesë me shkrim. Gjithsesi, dëshira është e madhe që t’i kemi në gjirin tonë, por ka disa rregulla për t’u respektuar. Duhet t’i zbatojmë ato, ka disa rregulla që e bëjnë të pamundur bashkimin", ka thënë Shulku, të mërkurën mbrëma, për SportSport. /Telegrafi/