LAJMI I FUNDIT:

Arvizu: Shqiptarët ikin nga Shqipëria shkaku i korrupsionit (Video)

Arvizu: Shqiptarët ikin nga Shqipëria shkaku i korrupsionit (Video)

Ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksander Arvizu ndodhet në Shqipërië për një vizitë disa ditore, por tashmë jo si një zyrtar i Uashingtonit.

I ftuar në emisionin ‘Wake up’ në Top Channel, Arvizu tregoi se si e ka gjetur Tiranën dhe Shqipërinë katër vjet pasi përfundoi mandatin e tij, për t’i lënë vendin Donald Lu.

Ai është ndalur gjatë në një nga fenomenet më të diskutuar vitet e fundit në Shqipëri, largimi drejt vendeve të BE e më gjerë.


Arvizu e komenton një situatë të trishtë këtë fenomen dhe sipas tij kjo vjen për shkak se shumë gjëra nuk funksionojnë siç duhet.

“Ky është një problem i madh. Kur isha këtu impresionohesha nga të rinjtë shqiptarë, gjimnazistët dhe kur takon njerëz me energji dhe inteligjencë, e ardhja është më e mirë. Por, nëse largohen është një problem i madh, kjo sepse ka shumë gjëra që nuk funksionojnë siç duhet, thjesht nuk funksionojnë. Ndoshta nga korrupsioni”.

“Njerëzit frustrohen dhe largohen, në SHBA, Europë. E ardhmja juaj është e trishtuar, e di që shqiptarët e duan vendin e tyre, pavarësisht sa të frustuar janë këtu. Detyrohen të largohen për një jetë më të mirë, por shpresoj të ndryshojë kjo gjë”, është shprehur mëngjesin e sotëm ish-ambasadori Aleksandër Arvizu.

Një pikë tjetër në të cilën ai u ndal ishte dhe raporti i qeverisë me opozitën, një raport që ka shënuar regres sipas tij. Por gjatë intervistës diplomati amerikan nuk ka kursyer edhe komentet për punën e pasardhësit të tij , Donald Lu.

“Unë e kam mik, dhe me të mbaj konktakte. E vetmja gjë që do të kritikoja është se puna e tij u përqendrua shumë në sistemin e drejtësisë, në procesin e vetingut. Në kohën kur isha i mandatuar, puna jonë u përqendrua në kauza të ndryshme më sociale”, shtoi Arvizu.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori