Nga: Mitro Çela
Për Mihallaq Luarasin, Edi Luarasin dhe Minush Jeron
1.
Në vjeshtën e vitit 1968 isha student. Kisha miqësi me Vangjush Furxhin. Një ditë mora “dy gisht letër” .
– Mitro! Nëse do të “shijosh” teatër. Eja në Korçë.
Brenda zarfit një fletë palosje.
Drama: ”Njolla të murrme”. Autor: Minush Jero. Regjisor: Mihal Luarasi. Në role: Edi Luarasi, Vangjel Furxhi etj.
Duke pasur një motër të martuar në Maliq vendosa: Një rrugë e dy punë.
Duke parë Edi Luarasin në skenë, mu kujtua Brizhit Bardo!
2.
Viti 1969. Festivali Kombëtar i Teatrove. Në skenë “Njollat e murme” nga teatri “Çajupi” – Korçë.
Në llozhë: Mehmet Shehu me Ramiz Alinë. Ra sipari. Kryeministri i bëri duart “gjak”. Ishte çudi për një kryeministër nursës. Pas shfaqjes mblodhi aktorët. I përqafoi dhe tha një metaforë:
– Gol i artë, në minutën e 90-të.
Me këtë metaforë, juria i dha çmimin e parë dramës. Regjisorit. Aktores.
3.
Fituesit qëndruan disa ditë Tiranë. Kryeministri e kishte bindur shokun Enver për të parë: “Këtë mrekulli”.
Në llozhë u ul shoku Enver.
Ra sipari. Shoku Enver përplasi duart. Ftohtë. U largua duke thënë: “Përgëzoni aktorët.”
Në shtëpi lexoi dramën. Rrudhi buzët dhe tha:
– Një dramë e gabuar. Heronjtë pozitivë në periferi. Në qendër mentaliteti mikroborgjez.
… Mbledhje e Byrosë Politike. Drama dhe autori ne “gijotinë”. Për aktorët: goditje me pambuk…
4.
Në vitet ‘70-të në skenë doli Todi Lubonja. Liberal. Mik i Ramiz Alisë. Ftoi në Korçë Mirush Jeron. Folën. Thurën plane; këshilla dhe Minushi shkroi një dramë të re. “Të pamposhturit”.
Drama u vu në skenë… Dhe, autori u rehabilitua.
5.
Në vitet ‘70-të, Todi Lubonja, Fadil Paçrami dhe Ramiz Alia e kthyen teatrin në “ring” mes regjisorëve. Lanë te zhvillohen dy shkolla:
– Mihallaq Luarasi, i shkollës së Brehtit. Normale. Student në Hungari.
– Kujtim Spahivogli i shkollës Stanisllavski. Normale. Student në Bashkimin Sovjetik.
– Le të lulëzojnë 100 lule– thoshte Ramiz Alia me humor, duke bëre ironi me një nga teoritë e Mao Ce Dunit.
… Dy vjet në vonë. Festivali i 11-të në RTSh….
Kaq u desh dhe Todi Lubonja, Fadil Paçrami, Mihal Luarasi, Minush Jero, Sherif Merdani etj. – në burg. Kujtim Spahivogli në fshat. Sheri Mita në Berat. Pirro Milkani, Piro Mani, Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo… – në edukim!
Vetëm Ramiz Alisë nuk i “hyri gjëmbi në këmbë.”
6.
Shënim i parë:
Aktorja Edi Luarasi. Lindi në Tiranë, në vitin 1940. Në vitet 1950-‘73 ishte një nga femrat më të famshme në Shqipëri. Seksi. Rebele. Moderne. Ekstravagante. E nisi karrierën si këngëtare. Në skenën e estradës këndoi me motrën. Dhe “Motrat Mirdita” – në Tiranë – si “Motrat Kesler” në Gjermani e Itali.
La këngën për teatrin.
Një ditë u fut në hollin e hotel “Dajti”. Pa një djalë. E tërhoqi bukuria? Jo. Mënyra si kishte lidhur shallin. Ishte Mihallaq Luarasi. Sa ishte kthyer nga Budapesti. Ishte regjisor. Kur Edi e kishte harruar, Mihallaqi shkoi ne estradë. E ftoi Edin të luante në skenë? … Disa herë … Ai e nxiti të vazhdoi shkollë për aktore.
Një ditë ajo e ftoi në shtëpi. E ëma e pyeti:
– Je i zoti ta bësh zap Edin?!
Martesa. Dy fëmijë: djalë e vajzë.
Dhe erdhi lumturia në qiellin e shtatë.
Festival i teatrove.
Kujton Edi:
– Kryeministri shtroi një darkë për trupën e teatrit në Shtëpinë e Oficerëve. Vendi im? Në krah të Mehmet Sheut! Më zunë ethet.
– Çfarë ke? – më pyeti ministri i Shëndetësisë, Llambi Ziçishti. Ishte aty. Ruante nga helmimi kryeministrin?!
– Nuk mund të rri pa pirë cingare?
– Mos! Po të pa shoku Mehmet duke pirë, ta shuan cingaren në lule të ballit?!
Zgurdullova sytë …
– Pas katër viteve burri im u dënua me tetë vjet burg. Pas 12 viteve: kryeministri vrau veten. Ministri Llambi Ziçishti u pushkatua?!
Ironi e fatit?!
… Burri në burg. Edi në shtëpi. Me dy fëmijë. Punonte në rrobaqepësinë ushtarake. Pak para.
Herë pas here i vinte një zarf. Pa adresë. Brenda asnjë shënim. Vetëm lekë. Enigmë. Në vitin 2000 krejt rastësisht i thotë Bebi Kristidhi:
– Zarfet i dërgoja unë! Me frikë, zarfin e hidhja në një kuti poste larg shtëpisë.
Gjeti një makinë. Qepte me “lepurin në bark” në shtëpi. Puna private ishte herezi.
Nga puna “makina u lodh”. Ju këput një vegël. Gjeti një usta. E rregulloi.
– Sa lekë?
– Nuk dua para. Kur të luash në teatër dua dy bileta falas.
Profecia e ustait u bë realitet. Në vitin 1992 Edi Luarasi u kthye në teatër….
Shënimi i dytë:
Regjisori Mihallaq Luarasi. U godit si me “pambuk” nga partia si regjisor në teatër. Por, lideri luante. Priste që regjisori të gabonte. Ishte i sigurt. Dhe i erdhi dita.
Festivali i 11-të në RTSh.
Festival ndryshe. Këngë pa parti. Këngëtarë që imitonin në skenë Adriano Çelentanon. Bitëllsat. Rafaela Karan. Rinia në sallë: në delir!
Shoku Enver pyeti të bijën, Pranverën:
– Si të duket festivali?
– Imitim i Sanremos?!
Partia bëri strategjinë. Mbledhje. Debate të ashpra. Dënime të egra. Pastaj vija e masave: Populli thuri letra kundër festivalit. E para u shkrua nga kooperative bujqësore e Krutjes. Pastaj nga e gjithë Shqipëria.
Mihallaqi u arrestua. Në dhjetor 1973, gjyqi. Pas burgut – bojaxhi.
Viti 1992. Përsëri regjisor. Mik me presidentin e Hungarisë – A. Goncz ( 1990-2000). Në vitin 1997, kur në Shqipëri mbretëronte kallashi, presidenti e ftoi regjisorin të jetonte në Budapest. Familjarisht ndenjën dy-tre vjet. Disa kohë u shtrua në spitale.
Vdiq në vitin 2017.
Shënimi i tretë:
Autori Minush Jero. Punonte aktor në Durrës. Shkëlqeu dhe u rrëzua në Korçë.
Në vitin 1973, dramaturgu u dënua me tetë vjet burg. Nga burgu punëtor në fabrikën e gomës – Durrës.
Në vitin 1993 takohet në Durrës me regjisorin francez Domenic Dolenie. Ai e vuri në skenë, në Paris, dramën e tij.
Bën një aksident. Tetë vjet nuk dolli nga shtëpia. Shkroi para vdekjes dramën: “Një hap para vdekjes”…
Vdes në vitin 2006. …
I harruar …
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
Dokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Kënga mesjetare arbërore - “Konstandini i vogëlthi”

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Pse “virtuozët e çuditshëm” të Dream Theater janë grup i preferuar i njohësve të rokut?

LEHJA E TMERRSHME

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri