Arsyeja në filozofi
Idiosinkrazi, perëndimi i të shëmtuarës dhe smirës, vetëm për hir të guximit sapere aude dhe arsyes bon sens. Idiosinkrazia te filozofët nuk është një idhull tashmë i perënduar, por një sens kundrejt urrejtjes njerëzore, që lidhet me vlefshmërinë dhe kuptimin e njohjes së karakterit mbi të vërtetën e nevojshme që shërben për të mirën e përgjithshme. Ata nuk kërkojnë t’u prijnë ideve dhe mendimeve të tyre, por të kihet në shqyrtim e vërteta, e cila mund të jetë një e mirë sublime për të gjithë. Të gjithë nuk besojnë në qiell, por as në qenie. Kjo dukje e tejdukshme na vë në pozitë të ndërlikuar me qenien dhe shoqërinë; ose më shumë na kurdis të kuptojmë karakterin dhe moralin sipas planit të mendjes. Mendja jonë si substancë ekzistuese e aftë për të menduar me arsye, nëse koordinohet sipas planit inteligjent, atëherë vjen në shprehje morali. Ky moral që na shkëput nga shndërrimi i kobshëm i fatit, nga iluzioni i ndjenjave poetike, nga hipokrizia e shpifur, ndërsa arsyeja në filozofi është vetëm një origjinalitet mbi njohjen e dukshme dhe të padukshme mbi perëndimin e të shëmtuarës. Ose siç shprehej Nietzsche “Dhe, para së gjithash, ta flakim tutje trupin, këtë idée fixe të mjerueshme të ndijimeve! Trupin e prekur nga defektet e logjikës, të hedhur poshtë, madje të pamundur, si dhe mjaft të pacipë për t’u sjellë sikur të ishte real!”…
Arsyeja është dështimi i ndijimeve dhe, ndofta perëndimi i të shëmtuarës dhe smirës. Pak njerëz mund të depërtojnë brenda njohjes së vërtetë, nga ajo që janë të frymëzuar nga qiejt, madje ka dhe shumë pak që janë premtues mbi parimet fundamentale të moralit. Të gjithë qeniet janë më shumë të prirë të nxitojnë dhe të përfitojnë nga çështja, se sa të krijojnë sensin kundrejt urrejtjes ndaj të ligës dhe të shëmtuarës. Idiosinkrazia, pothuaj, gati është shndërruar ngado. Megjithatë, ne dimë që qenia është vetëm një lajthitje apo mashtrim, kjo të jep të kuptosh në mendje se arsyeja ndonjëherë përzihet me ndijimet. Duhet të jetë kaq e ndërlikuar dhe e heroike të heqësh dorë nga kjo paudhësirë e cila të çon më shumë drejt “botës së tejdukshme në mashtrim”, se sa “drejt sensit për t’i ngritur idealet me kohëzgjatje”. E gjithë kjo ka një defekt të lindur, ose arsyeja është e betonuar varësisht mendjes njerëzore.
Idiosinkrazia e filozofëve, ajo më shumë tenton të paraqesë konceptet sublime, duke perënduar të shëmtuarën e baltës që është ndrequr qenia jonë. Është një guxim, që qenia jonë të bëhet më shumë e prirë, pra një ens realissimum – e pajisur me arsye në filozofi, që për më tepër të njohe të vërtetën nga e pavërteta; të bukurën nga e shëmtuara; të dukshmen nga e padukshmja; të njohurën nga e panjohura etj. E kush është ai hero që di t’i spikasë të gjitha këto?
Me të vërtetë, është për t’u çuditur me arsyen e qenies, e cila është e padukshme për shqisat tona dhe arrin të konceptojë parimet e njohjes së natyrës, si një e drejtë natyrore. Ose, arsyeja si një veprim bindës ose ndriçues ndaj joshjeve të panjohura ngre pluhur mbi gjësendet dhe lëndët e natyrës, që fundja t’i njohë apo shquajë konceptualisht me sens logjikë të gjitha veprimet e dukshme. Duket perciptazi se është arsyeja e qenies njerëzore, që kjo botë të quhet një botë e dukshme nga ne, raca njerëzore, ndryshe mund të ndodhte e kundërta e paraqitjes. Por, megjithatë ne nuk jemi të prirë të mendojmë me dyshim se çfarë na bën ne të kuptojmë realitetin e dukshëm të botës? Thjesht është instinkti i arsyes që na ndihmon të kthjellohemi drejt paraqitjes së vërtetë të botës; ne e shohim këtë paraqitje, dhe nuk mund të fusim një dozë dyshuese se pas kësaj paraqitjeje mund të fshihet diçka tjetër për të cilën ne nuk jemi të qëndrueshëm ta hulumtojmë apo shohim thelbësisht. Arsyeja jonë është reale, aspak fiktive, prandaj ne shohim këtë dukje që na është dhënë para syve; më tepër se kaq mund të na erren sytë. Ne vërtetojmë konkretisht atë që ndodh ose shohim nëpërmjet shqisave dhe origjinalitetit të arsyes, më përtej kësaj është nyje gordiane për mendjen e qenies, ose një shpifje e kotë që të zë një kapitje e pakuptimtë. Prandaj, ne duhet të bindemi, se arsyeja mund të na ndihmojë të kuptojmë gjendjen e shoqërisë me mjete fatlume, ose ndryshimin e zhvirgjëruar të politikës së vjetër.
Arsyeja në filozofi është sugjerim ndaj fantazmagorisë; të shkëput nga loja e sforcuar e ndijimeve dhe të kthjellon drejt të vërtetës dhe origjinalitetit të mendjes ekzistuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës