Arsimi i lartë dhe politizimi
Arsimi i lartë në vendin tonë është degraduar vazhdimisht nga partitë politike gjatë viteve të fundit. Për momentin, është për të ardhur keq ku gjendet arsimi Kosovar në ranglista ndërkombëtare.
Pra, siç e dimë, Kosova me numrin e universiteteve dhe kolegjeve private prinë në rajone dhe Evropë në krahasim me numrin e banorëve që ka. Ne e dimë që universitetet tona janë te politizuara dhe janë strehim i politikanëve tanë. Deri më tani të gjithë ata politikanë, prej pasluftës që nuk kanë mundur t’i marrin votat e mjaftueshme në Parlament për mandatin e dytë, tani janë profesorë, dekanë, e asistentë tek universitetet tona. Si pasojë, arsimi Kosovar është në gjendje të mjerueshme. Nëse këtë vit do të kemi zgjedhje, jam shumë i bindur se kjo qeveri do të hapë universitete tjera në qytete tjera të Kosovës.
Këto universitete nuk hapen për të krijuar arsim cilësor, por hapen për t’i strehuar studentët në këto universitete të politizuara. Universiteti i Prishtinës, që konsiderohet të jetë institucioni me kualitetin më të lartë akademik në vend, për vitin 2012 është renditur i 3386-i (Ranking Web of Universities – Ranglista e Universiteteve). Pra, nga ky rezultat shihet se ku jemi ne me arsimin e lartë dhe njëkohësisht të vërehen prioritetet që kjo qeveri ka ndaj arsimit.
Ky është një sistem në të cilin prindërit kosovarë janë të ftuar të investojnë para, por nuk kanë asnjë garanci tek vlera e diplomës që marrin fëmijët e tyre në fund. Nëse ne kemi një vend që është ndër të parët në vendet në zhvillim, ku familja investon një peshë kaq të madhe të të ardhurave të veta për arsimimin e tyre, nuk ka turp më të madh që ne jemi në fund fare për nga cilësia e arsimit që ofrojmë. Nuk ka turp më të madh që e vetmja gjë që kryeministri i vendit tregon kur flet për arsimin janë hapja e universiteteve pa pikë kriteri.
Nuk janë eurot që nxjerr nga xhepi i kryeministri, janë eurot e buxhetit të shtetit për të ndërtuar shkolla dhe objekte universitare pa pikë kriteri. Qeveria duhet garantojë cilësinë e mësimdhënies, aftësinë e mësimdhënësve, lirinë dhe të drejtat e tyre në mënyrë që të krijojë një mjedis ku të edukohen ata që nesër do jenë qytetarë të Evropës, fëmijët e Kosovës së sotme. Por, kjo qeveri se ka prioritet arsimin: kjo qeveri e ka prioritet që t’i strehojë dajat ,tezet, shokët ë tyre si mësimdhënës në universitete.
Sot ne jemi të vetëdijshëm për sasinë e pamatshme të diplomave false ose të diplomave pa vlerë. Sot ne jemi të vetëdijshëm se investimet e prindërve nuk kthehen në formën e një diplome, e cila do të materializojë dije reale dhe të jetë një instrument për tregun e punës. Sot ne jemi të vetëdijshëm se deformimi i rëndë i sistemit universitar ka krijuar kushtet ku rëndom studenti është klient dhe përkundër asaj që paguan merr diplomën. Kjo do të thotë që sot në Kosove po jepen diploma për shumë e shumë profesione që diplomëmarrësit nuk janë në gjendje t’i ushtrojnë, duke hedhur në lumë një investim jetik të prindërve të tyre dhe duke ua bërë të pamundur atyre që marrin diplomën që nesër të mund të kërkojnë punë dhe të gjejnë punë falë aftësive të tyre.
Kjo qeveri duhet të mendoj seriozisht për arsimin. Arsimi, së bashku më lirinë, demokracinë, integrimin dhe konkurrencën, paraqesin mjetin dhe qëllimin e zhvillimit të mirëfilltë. Është një ndër katalizatorët kryesor për tejkalim të gjendjes dhe sfidim të pengesave e pasojave jozhvillimore të vendeve në fazat tranzitore, pra edhe të Republikës së Kosovës; përgatitë qytetarët me aftësi, shkathtësi, traditë e kulturë aktive, vlera, informacione prodhuese, shërbyese, e vendimmarrëse cilësore, për të gjitha sferat dhe për jetë më cilësore për të sotmen dhe të ardhmen.
Papunësia e theksuar; varfëria; mungesa e investimeve serioze; pamundësia e qarkullimit të lirë jashtë vendit; dukuritë negative në qeverisje; vonesat në reforma dhe pengesat në afirmimin e integrimin e mëtejmë dëmtojnë Kosovën.
Arsimi cilësor në përgjithësi ndikon në ngritjen e vlerave dhe etikës sociale e publike. Ndikon në zhvillimin social, politik e intelektual të qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme. Pra, universitetet tona duhet të bashkëpunojnë më institucione të shkollimit të lartë më korporatat e brendshme e të jashtme, për nevojat e tregut të tyre të punës. Si dhe për punën praktike të studentëve.
Zhvillimi i cilësisë siguron financim nga fondet dhe grantet e jashtme për zhvillimin e arsimit. Puna praktike dhe rezultatet e hulumtimeve duhet të jetë njëri nga burimet financuese. Grantet e jashtme, nevojat e institucioneve, korporatave etj. duhet të jenë alternativë finanancimi. Bashkëpunimi me institucionet simotra të jashtme të arsimit dhe më korporatat e jashtme për nevojat e tregut të punës, le të jenë synime të institucioneve qeverisëse e të politikës zhvillimore të vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame