Arsimi dhe “brain drain” kosovar – ku puqen?
“Gjithsecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre, sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin”
1. Çka është “brain drain” – shpërngulja e trurit?
Fenomeni i sotëm i cilësuar si “brain drain”, në fakt ka të bëjë me dukurinë e shpërnguljes apo largimit të kuadrove të reja elitiste nga vendi që, posedojnë njohuri dhe dije shkencore me standarde të pranuara ndërkombëtarisht në të gjitha nivelet akademike e shkencore, pra lëvizjen apo zhvendosjen e resurseve humane në të cilat, vendi amë ka investuar dhe shpenzuar në përgatitjen e tyre profesionale. Por, meqë është çështja për një shtresë të përzgjedhur akademike që, pak shumë i ka arritur majat dhe standardet e shkencës globale, do të doja së pari ta identifikojmë këtë shtresë në ambientin tonë kosovar në mënyrë që, ta analizojmë më tej atë. Sigurisht që mund të themi se, si rast mund të jetë evident.
Por, gjithashtu nuk janë të rralla rastet kur ekspertët tanë të këtij niveli me dijen dhe kapacitetet e tyre të përfituara në Kosovë, kanë arritur të bëhen emra me nam në vendet ku ata janë ankoruar vetëm, apo me familjet e tyre? Problemi qëndron në atë se, rastet nuk mund ta bëjnë fenomenin në fjalë. Në fakt, ky shkrim nuk merret me këtë kategori kulminante ekspertësh, por më tepër do të merret me kategorinë tjetër që është duke u prodhuar në makinerinë tonë kulturore, politike, ekonomike dhe sidomos atë sociale. Pra, me kuadrot e reja premtuese që në një mënyrë, sipas gjithë parametrave empirik janë në horizont, apo të paktën llogaritën si të tillë në procesin e (vetë)seleksionimit apo kategorizimit në hierarkinë e akomodimit global që, mund të ndodhë në një të ardhme të afërt në Kosovë.
E them këtë, ngase shqiptarët si individualist të njohur, paradispozitën e parë për t’u “rekrutuar” në agjendat e instituteve dhe institucioneve si potenciale premtuese jashtë vendit, e kanë të dispozicion dhe të ngulitur edhe për shkak se shumica prej tyre, standardin e bërjes shkencë ashtu si edhe aftësinë e ambientimit të shpejt me atmosferën e laboratorëve shkencore perëndimore, e kanë akomoduar me kërkesat e kohës dhe nevojat e tyre. Por, natyrisht, ky konstatim nuk mund të vlejë për të gjithë ekspertët pretendent, dhe nuk mund të vlejë as për gjithë kohën. Këtu, se kam fjalën për ato kuadro që pregaditjet e tyre shkollore i kanë marrë ad hoc dhe që kanë shprehur në një mënyrë dëshirën për t’u shpërngulur jashtë vetëm sa për të marrë diploma dhe njëfarë përgatitje, por për kuadrot që në mënyrë sistematike i kanë identifikuar prirjet e tyre të veçanta për lëmi specifike, dhe natyrisht kanë investuar mjaft mund dhe kohë për të fituar primatin e cilësuar si “wonder child” në shoqëri
2. Pse ndodhë “brain drain”?
Sot, sociologët bashkëkohor kanë arritur të identifikojnë tri lloje apo tipa të shpërnguljes apo “ikjes” së trurit: një, që ka të bëjë me shpërnguljen e këtyre elitave të reja nga vendet e pazhvilluara në ato të super të zhvilluara, i vendeve të tranzicionit në vende të zhvilluara, dhe, ai i vendeve të zhvilluara në vende të zhvilluara (ani pse ky tipi i fundit mund të konsistohet edhe si një lloj riciklimi ndërkombëtar i resurseve njerëzore).
Në sociologjinë e dijes, koncepti “brain drain”-it, pra fenomeni i largimit, zhvendosjes apo edhe fluktimit të kapitalit ose resurseve potenciale njerëzore prej një vendi në një vend tjetër, ndodh shkaku i sigurisë dhe kualitetit për një jetë më të mirë dhe më të suksesshme. Në realitet, në shumë vende dhe shtete të rajonit dhe të botës mund të ketë arsye dhe pretekste të ndryshme të marrjes së këtij vendimi, jo edhe aq të lehtë për vendimmarrësit. Këto arsye dhe pretekste, mund të jenë të natyrës: politike (mungesa e një konsolidimi permanent e institucioneve dhe kapaciteteve shtetërore vendore); ekonomike (krizës dhe pamundësisë së mbijetimit); sociale (varfërisë permanente), etj.
Por, shkaqet e largimit, shpërnguljes apo edhe si thuhet shpesh edhe të kullimit të trurit të një vendi apo shteti, kujtojë që duhet kërkuar përveç tjerash edhe në: diferencat e mëdha të pagave që jepen për të njëjtën punë në ato vende ku personi vendos të shkojë: pasiguria e shkaktuar nga ngjarjet e ndryshme politike (ndërrimi i dhunshëm i sistemit): menaxhimi i perfeksionuar dhe i dëshmuar i punës që e bënë me dëshmi dhe certifikim ndërkombëtar: pastaj njohja e gjuhëve të huaja që mundëson komunikim pa kufij të dijes dhe kapitalit: debalansi midis resurseve njerëzore të pajisura me diploma ndërkombëtare të njohura dhe të certifikuara dhe padyshim kërkesës për ta në tregun e punës së atij vendi, etj. Pra, si shkaqe dhe motive të shpërnguljes së kësaj kategorie njerëzish me diploma superiore, me sa mund të hetohet mund të merren një konglomerat i tërë arsyesh, motivesh, që ndikojnë në këto vendime.
3. “Brain drain”- në globalizëm
Mund të themi gjithashtu se, ky fenomen që nuk është karakteristikë vetëm për Kosovën, por sot, në kushtet e procesit të globalizimit, apo modernitetit të dytë (second modernity) ka infektuar shumë vende dhe shumë shtete të tranzicionit. Si i tillë, fenomeni “brain drain”, duket që i ka si anët e veta pozitive, ashtu edhe ato negative.
Si anë pozitive, do të mund të numëronim, padyshim kontaktet e këtyre njerëzve me ambientet dhe me kuadrot e ngritura të vendit nikoqire, e ku përvojat e tyre të arritura, falë angazhimit të shtetit dhe ambicieve të tyre kanë bërë që të ushtrojnë ndikim pozitiv si në emancipim shoqëror, ashtu edhe atë ekonomik dhe sociale të vendit ku shkojnë. Gjithashtu, si anë pozitive mund të shquhet edhe e gjithë dija e zënë përmes këmbimit të përvojave në projektet e ndryshme ndërshtetërore, pastaj dija dhe eksperienca e fituar përmes përdorimit të programeve të teknologjisë informative dhe zbulimeve që mund të shfrytëzohen, në rast se të njëjtit vendosin të kthehen në vendet e tyre dhe ta ndihmojnë atë në proceset transitive dhe ato të krizave.
Ndër anët negative të këtij fenomeni, duhet numëruar padyshim pamundësinë e kombinimit të përvojës empirike, pragmatike dhe asaj praktike ( me atë teorike) që në vendet perëndimore sot për sot, është alfa dhe omega zhvillimore e proceseve dhe prodhimit të dijes në nivel global. Në pamundësi për të elaboruar më tej këtë fenomen të ri, mendojë që hipoteza e ngritur në këtë rast mund t’u shërbejë gjeneratave të masterit në Sociologji, për një studim më të thellë e më dubioz në të ardhmen. Për dallim nga zhvillimet në superstrukturën ekonomike që ndodhën në shek e XX, duket që koha jonë kërkon disa nevoja dhe principe tjera identifikuese që në fakt, dallohen nga ato të shekullit të kaluar.
Koha e shek. XXI, kërkon nga individi dhe menaxherët të mendojnë jo vetëm lidhur me atë se çka në të vërtetë është e suksesshme e njëkohësisht, edhe e dobishme për komunitetin, vendin dhe shtetin në kohën e eksplorimit, por paralelisht edhe çka mund të jetë kërkesë dhe interes i kohës së ardhme. Kur krejt këto zhvillime dinamike i vështrojmë në sferën e arsimit, pyetja kryesore apo fondamentale që ka të bëjë me përgatitjet e kuadrove për shek. XXI, kuptojmë që ka të bëjë me çështjen, se: çka në fakt kërkohet për këtë kohë përveç, shkathtësisë së leximit, shkrimit , si edhe interpretimit të dijes kompjuterike?
Përgjigjet janë sot për sot të nduarduarta, por shumica e sociologëve të arsimit pajtohen që, nga ekspertët, pra menaxherët kulminant të këtij shekulli, përveç tjerash kërkohen shkathtësia dhe gatishmëria e ballafaqimit me dinamikën e ndryshimeve marramendëse që po ndodhin në jetën e inovacioneve në mënyrë që, të fitohen aso dijesh dhe përvojash që vazhdimisht janë në përputhje me këto zhvillime. Ose, thënë me thjesht, arsimim gjatë gjithë jetës. Sociologjia e arsimit, si disiplinë e re shoqërore që nënkupton involvimin e kushteve të reja shoqërore, përkatësisht determinantet e koncipimit si dhe realizimin e këtyre determinanteve përmes një angazhimi permanent, nënkupton padyshim edhe procesin e akomodimit së bashku me atë të amalgimit.
Sot, konteksti shoqërorë i sferës së arsimit, në shekullin e globalizimit mundet të kuptohet përmes tri kritereve kryesore: kriterit pedagogjik, atij tradicional dhe kriterit të bazuar ekskluzivisht në vlera. Gjithashtu është aktuale në shekullin e teknologjisë informative që, roli arsimit të fuqizohet sidomos në rastet e ndarjeve të reja të punës me qëllim të rritjes së efikasitetit , organizimit dhe humanizmit të procesit të punës fizike dhe asaj intelektuale. Njohuritë e tilla, gjeneratave të reja u mundësojnë padyshim që edhe orientimet programore ti kenë me të lehta dhe më akomoduese me kohën dhe trendin e zhvillimeve sociale, e sidomos ato kulturore që lozin rol të padiskutueshëm në këtë proces dinamik. Themi kështu ngase, sot në nivel global, dita ditës edhe atë lokal, është duke u pjekur vetëdija menaxheriale dhe ajo e pronarëve të mëdhenj të kompanive transnacionale, se efikasitet të lartë dhe sidomos kualitet të dukshëm dhe shumë të çmueshëm mund të krijojnë vetëm eksplorimet e reja permanente shkencore.
Koha e këtij shekulli, po dëshmon se vetëm tipet e tilla eksploruese që dalin nga studimet empirike në shkollat e tipit bashkëkohor, mund të mbesin konkurrencë lojale e tregut dhe e ambientit që është duke u ashpërsuar për çdo ditë e më shumë me kritere gjithnjë e më të më të diferencuara.
4 .“Brain drain”-i kosovar
Kosova si një vend i varfër, ku të rinjtë e saj për çdo mëngjes zgjohen me përplot dilema e handikape mbi paperspektivën e tyre, në fakt po e dëshmon konstatimin tonë të mësipërm për hiperproduksionin e pakontrolluar të kuadrove të dala brenda kornizave të sistemit edukativo – arsimor aktual, që zaten edhe është identifikuar si njëri ndër gjeneratorët kryesor të thellimit të krizës dhe ashpërsimit të hendekut midis të punësuarve dhe të papunësuarve.
Po themi të “handikapuar” edhe për faktin se, në Kosovë, trendi i kësaj “ikjeje”, apo fluktimi i vetëdijshëm, nuk disponon akoma me të dhëna të sakta lidhur me numrin e këtyre kontingjenteve të të rinjve që, imperativ dhe synim kryesor kanë daljen nga getoja kolektive në të cilën ata gjenden përplot një dekadë të tërë. Ky fakt, na bënë edhe më të shqetësuar ngase gjenerata e cila do të duhej logjikisht të kishte filluar marrjen e përgjegjësive për zhvillimin e vendit, pastaj rritjen e kapaciteteve eksploruese dhe prodhimin e standardeve tipike shkencore globale, tani po i ngulitet gjithnjë e më shumë tema e vendimmarrjes për t’u larguar nga Kosova!?
Për të kuptuar këtë tendencë të “ikjes” apo shpërnguljes, do të ishte mirë të analizoheshin shkaqet, ngase për pasojat tash për tash, nuk mund të konstatojmë asgjë. Kujtojë që shkaqet fillimisht, do të duhej kërkuar në disa drejtime dhe në disa aspekte që do të mund të përmblidheshin kryesisht: në kushtet e dobëta të shkollimit që aktualisht ofron sistemi ynë i shkollimit, grupimet apo koncentrimet tejet të larta të studentëve nëpër institucione arsimore, procesin e seleksionimit dhe të pranimit pa kritere të duhura të kontingjenteve të reja që rekrutohen nga nivelet e ulëta ato të mesme dhe të larta shkollore. Natyrisht, këto shkaqe janë përmbledhur vetëm në vija të trasha, ngase në vija më të holla do të duhej një studim më i thellë empirik i shkaqeve dhe i nevojave faktike që për momentin, nuk mund ta bëjnë grupet jo kompetente, por institucionet e shtetit që janë ende në gjumë të thellë..!?
Gjykojë që fenomeni i “ikjes së trurit kombëtar” (national brain drain) shkaku i dështimit të sistemit tonë arsimor, në të ardhmen do të bëhet edhe më kërcënues dhe më alarmues poqese vazhdohet me këtë indiferencë të heshtur të institucioneve të shtetit. Sot, diku mbi 50% te studentëve tanë, janë të gatshëm të ikin nga Kosova shkaku i shkollimit të dobët që atyre u ofrohet në këtë vend. Fenomeni i “ikjes…”, jam dakord që është dukuri evidente në të gjitha shoqëritë, bile edhe në ato të zhvilluara (problemi i studentëve të medicinës në Gjermani, ai Finlandez me shkenca shoqërore, etj.), por në Kosovë gjithsesi, i ka disa specifika dhe disa dimensione tjera që kujtojë se, të gjithë nevet do të duhej të na bënte të shqetësohemi dhe të mendojmë thellë për (pa)perspektivën e këtyre gjeneratave.
Shtetet e mençura që kanë strategji zhvillimore afatgjate, pretekstin e shpërnguljes së kuadrove të tyre nga vendi përpiqen ta zbusin dhe neutralizojnë përmes organizimit të programeve nacionale, ku komunitetit shkencor i krijohen kushte dhe rrethana lehtësuese për të prodhuar strategji dhe ide për shkallën, dimensionet dhe arsyet e mundshme të rrezikut që mund t’u kanosen shoqërive të tilla në të ardhmen e afërt dhe atë të largët. Kosova, duket që është larg këtyre ideve dhe mënyrave të paralajmërimit të hershëm të kërcënimeve eventuale sociale, politike, ekonomike, etj.
5. Çka dëshmoi një studim me student?
Sociologjinë e arsimit në fakt, e interesojnë masat e rritjes së efikasitetit në edukim. Një studim me student të departamentit të Sociologjisë, ka dëshmuar se “….shqiptarët e Kosovës, kanë shumë më shumë prirje individuale se sa grupore” dhe se: “…ata janë shumë më të gatshëm se komunitetet tjera të pranojnë strategjitë kongnitive, të dizajnuara ashtu që të ndërtojnë impresione pozitive mbi vetën e tyre në shoqërinë, pra ne rrethin ku ata jetojnë”. Nëse tani mundohemi të analizojmë kontekstin e zhvillimit të arsimit tonë në koherencë me zhvillimet aktuale që janë duke ndodhur në sferën e ekonomisë, kuptojmë që jo vetëm nuk ndodhë trend i akomodimit të shkencës dhe arsimimit me ekonominë, por përkundrazi, gjykojë që janë në shpërputhje dhe digresion të thellë njëra me tjetrën.
Shembulli i një suksesi të akomodimit të arsimit me sfere e ekonomisë është Japonia, e cila në vitet 60-ta të shekullit të kaluar ka startuar tërësisht me një sistem të ri të arsimimit, sistem ky i cili përcolli jo vetëm trendin e ekonomisë por edhe atë të sferave të tjera shoqërore me përpikërinë më të madhe, duke e katapultuar vendin në mesin e pesë shteteve që kanë ekonomi në ngritje efikase. Në këtë drejtim, janë ruajtur disa nga specifikat standarde të edukimit dhe arsimit të vjetër (etnopsikologjina, mentaliteti dhe kultura), mirëpo në anën tjetër, është bërë kombinimi në mënyrë brilante me trendët e zhvillimeve të kohës dhe standardet e reja. Këtë amalgim të vjetrës me të renë më mirë se sa japonezët askush gjerë më tani nuk e ka bërë!
Këta dy shembuj na tregojnë se, edhe vendi ynë me institucionet kompetente ( Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Rektorati, Fakultetet dhe sidomos Departamentet) në fakt, do të duhej të bënin analiza dhe specifikime të standardeve që ishin udhërrëfyese-frytdhënëse për shoqëritë në tranzicion, e jo të marr në formë të copy paste dhe të aplikojnë përvojat dhe standardet e huaja që, fare nuk ndërlidhen as me mentalitetin, as me kulturën, as me nivelin e emancipimit tonë, ashtu siç ndodhi për shembull me, projektin e Bolonjës.
Një sociologji e zhvilluar në Kosovë, padyshim që do të arrinte t’i identifikonte këto dallime të sipërpërmendura që në fakt gjeneratave të reja siç i quaj unë “të internetit” do u mundësonte apo të paktën lehtësonte jo vetëm procesin e certifikimit, por gjithsesi edhe atë të akomodimit me kolegët e tyre në Evropë. Sistemi ynë arsimor i pasluftës po dëshmon gjithnjë e më shumë se nuk është në koherencë me zhvillimet aktuale dhe si i tillë ai në një farë mënyre është bërë pengesë serioze për t’u akomoduar me të tjerët në rajon dhe më gjerë.
6. “Brain drain”-i në rrafshin global
Importimi dhe eksportimi i kuadrove të reja të specializuara, sot në kushtet e procesit të globalizimit mund të themi që, është deri diku edhe normal, edhe për faktin se kuadrot e reja që kanë përgatitjet e duhura shkollore dhe licenca shkollore adekuate me kërkesat e kompanive të mëdha, nuk janë të ngarkuar më me hipoteka nacionale, etnike, politike e bile as kulturore të vendeve prej nga vijnë. Shkaqet e importimit të këtyre kuadrove që zakonisht vijnë nga vendet e treta apo ato të tranzicionit (shkaku i statusit të tyre social, por edhe kushtojnë më lirë në tregun global), mund t’u adresohen para së gjithash, prestigjit dhe supremacionit ekonomik që gëzojnë kompanitë globale në tregun botërore. Po ashtu, me importimin apo joshjen e këtyre kuadrove dhe ekspertëve të rinj, në formë të angazhimit në projekte globale, kompanitë e njëjta ia vazhdojnë jetën vetës në tregun global.
Studimet e shumta kanë dëshmuar se, shumica e këtyre kontingjenteve të ekspertëve që pretendojnë tregun global, si arsye apo motive nuk i kanë gjithnjë ato ekonomike, e sociale, por para së gjithash i kanë edhe disa motive të tjera shtesë që kanë të bëjnë me ambiciet e tyre për t’i vazhduar studimet në ambientet adekuate dhe të sigurta sociale. Kuptohet që trendi kësisoj i “ikjes së trurit” apo shprënguljes, padyshim që vendeve prej nga migrojnë këto kuadro përveç që u kushton me zgjerimin e hendekut zhvillimor dhe emancipues, atyre njëkohësisht u ndihmon në përhapjen e njohurive moderne, të cilat në një stabilitet të arritur social e sidomos ekonomik do të mund t’u kthehen, dhe t’u ndihmojnë në krizat eventuale: financiare, ekonomike, politike apo edhe sociale. Kriza këto që për çdo dekadë po riciklohen dhe po krijojnë pakënaqësi tek qytetarët dhe vendet përkatëse.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?