LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shkupjani i dënuar me shtatë vite burg

Arrestohet shkupjani i dënuar me shtatë vite burg
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Sot rreth orës 17.00, në fshatin Ratajë të Tetovës, efektivët e policie nga Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar – Departamenti i Kërkimit të Ministrisë së Brendshme, në bashkëpunim me SPB Tetovë, e kanë arrestuar 41-vjeçarin S.M. nga fshati Konjare e Shkupit.

Nga SPB Tetovë thonë se ai ka qenë i dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”, në përputhje me nenin 236 të Kodit Penal.

Pas arrestimit të realizuar me urdhër të gjykatës, S.M. do të dërgohet në INKP “Idrizovë” në Shkup për të vuajtur dënimin.