LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet për ‘fajde’

Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet për ‘fajde’
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në një fshat të Suharekës.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NJRHKEK) në Prizren, pas pranimit të një informacioni se një i dyshuar ka konsumuar elementet e veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, ka filluar hetimet dhe mbledhjen e provave për rastin.

“Hetuesit policorë, kanë siguruar Urdhëresën nga Gjykata Themelore Prizren, për urdhër kontroll. Sot, më 18.07.2019 është zbatuar urdhëresa e gjykatës, ku në prezence të personit të dyshuar dhe mbrojtësit të tij, në një fshat të Suharekës, është kontrolluar personi, shtëpia dhe automjeti i tij. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dëshmi relevante të kryerjes së veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, dëshmi të cilat do të përdorën në procedura të mëtejme gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.


Policia njofton se tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe: një pushkë automatike AK-47, dy karikatorë të pushkës automatike, pesëdhjetë e tre copë fishekë kalibri 7.62 mm dhe një pushkë gjuetie me gjashtë fishekë.

Ndërsa me aktvendim të prokurorit të rastit, i dyshuari R.B. viti i lindjes 1952, m.k.sh., ndalohet për 48 orë në mbajtje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
E dyshuara për spiunazh del para gjykatës

E dyshuara për spiunazh del para gjykatës

Lajme
​A pritet të përfundojë këtë vit gjykimi i madh në Hagë?

​A pritet të përfundojë këtë vit gjykimi i madh në Hagë?

Lajme
Cilat janë përfitimet nga agjërimi, çfarë thotë nutricistja Rexhepi?

Cilat janë përfitimet nga agjërimi, çfarë thotë nutricistja Rexhepi?

Shëndetësi

"Trainkos" tregon arsyet e prishjes së lokomotivës në trenin Prishtinë-Pejë: Nuk kishte rrezik për udhëtarët

Lajme
Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Kalo në kategori