LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet inspektori tatimor i ATK-së, kërkoi 350 euro ryshfet

Arrestohet inspektori tatimor i ATK-së, kërkoi 350 euro ryshfet
Foto: Ilustrim

Inspektori tatimor në ATK, është arrestuar pasi që kishte kërkuar nga një pronare e biznesit 350 euro, me qëllim të zvogëlimit  të borxhit ndaj ATK-së.

Sipas raportit policorë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:30, në Prishtinë.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/