LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dënuari për prodhim lëndësh narkotike

Arrestohet i dënuari për prodhim lëndësh  narkotike

Interpol Tirana informoi të enjten se është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimin në vendin tonë, shtetasi shqiptar Ervis (Fatjon) Mehmet Dunga, 29 vjeç, lindur në Fushë-Arrëz, Pukë.

Sipas Interpol Tirana, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2008, e ka dënuar me 7 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe largim i të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyruar”.

Ervis Dunga, ishte arrestuar në vitin 2007 bashkë me shtetasit Salo Kiptiun dhe Xhemal Ymerin.

Sipas policisë, arrestimi i tyre ishte bërë pasi gjatë një kontrolli i ishte bllokuar një sasi lënde narkotike kanabis ativa, raportoi Panorama./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Politikë
Kalo në kategori