LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet edhe një aktivist i Vetëvendosjes

Arrestohet edhe një aktivist i Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje!, ka bërë me dije se Policia e Kosovës, ka arrestuar sonte në qendër të Prishtinës, aktivistin, Kushtrim Avdimetaj.

“Policia e Kosovës arrestoi sonte aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kushtrim Avdimetaj. Arrestimi u bë në qendër të Prishtinës, nga policë të veshur me rroba civile, pa i treguar aktivistit arsyet e arrestimit. Ky aksion i Policisë është në vazhdën e përndjekjeve ndaj aktivistëve të Lëvizjes. Arrestimet e tilla kanë për qëllim dobësimin e kundërshtimit tonë ndaj marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës dhe ndaj qeverisë antikushtetuese”, thuhet në komuniatën e Lëvizjës Vetëvendosje!.

Sipas kësaj komunikate, shteti diktatorial i treshes Thaçi-Veseli-Mustafa po vazhdon të shtypë opozitën, sidomos Lëvizjen Vetëvendosje


“Shkeljet e lirive dhe të drejtave politike të qytetarëve janë një krim që nuk kemi për t’ia falur kurrë këtij pushteti kriminal. Do të vijë dita e demokracisë në Kosovë, dhe ata do të përballen me drejtësinë. Do të japin llogari për krimet e tyre”, thuhet në komunikatën e VV-së. /Telegrafi/