LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër të dyshuar për mashtrim

Arrestohen katër të dyshuar  për mashtrim

Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti i Hetimeve të Krimeve Ekonomike në Ferizaj ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale të mashtrimit, e sanksionuar me nenin 161 të Kodit Penal të Kosovës.

Të gjithë këta të dyshuar në bashkëveprim, në një fshat të rajonit të Ferizajt kanë mashtruar ankuesin Bekim K duke u thirrur si punëtor të kompanisë mobile IPKO, kinse bëjnë montimin e antenave valore, kështu duke mashtruar ankuesin kanë arritur t’ia marrin një mijë euro dhe sipas marrëveshjes ankuesi ishte obliguar t’i paguante ndaj këtyre të dyshuarve edhe pesë mijë euro të tjera, para të cilat ishin të gatshme për t’ju dorëzuar të dyshuarve.

Ankuesi Bekim K. ka kontaktuar me hetuesit e krimeve ekonomike, hetues këta të cilët menjëherë ishin aktivizuar për të verifikuar se çfarë ishte në pyetje dhe kështu kanë kontaktuar zyrën ligjore të IPKO-s në Prishtinë dhe informatat që i kanë marrë nga zyra ligjore ishte se nuk kanë autorizuar askënd për vendosje të antenave që do të thotë se ka qenë mashtrim.

Të arrestuarit janë Abaz A. 1961 i nacionalitetit boshnjak kosovar, Sead B. 1979 po ashtu boshnjak kosovar, Ibrahim I. 1945 i nacionalitetit shqiptar kosovar, Florim G. 1969 shqiptar kosovar, si dhe Antigona. B 1985 shqiptar kosovare, e cila është liruar në procedurë të rregullt


Në bazë të hetimeve të zhvilluara këta të dyshuar kanë bërë matjen me aparaturë të gjeodetit në vendin ku gjoja kanë pasur ta vendosin antenën me qëllim që ta bindin ankuesin se kjo çështje është shumë serioze.

Në njoftimin e Policisë thuhet se të dyshuarit të njëjtat veprime (mashtrime ) i kanë bërë edhe në dy lokacione të tjera.

Tek të dyshuarit janë gjetur prova materiale si dokumentacione të bizneseve, shënime të personave që kanë tentuar t’i mashtrojnë, kopje të ndryshme të letërnjoftimeve, certifikata të lindjeve etj. Gjithashtu hetuesit policor pas bastisjes që kanë bërë kanë gjetur edhe regjistra, ku dyshohet se të dyshuarit e njëjtë kanë dhënë para me fajde ku ende janë në verifikim te të gjitha informatave dhe provave materiale të gjetura.

Me autorizim të kryeprokurorit publik komunal në Ferizaj katër të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, për të vazhduar me procedurë të mëtutjeshme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

Lajme
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Kronika e Zezë
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska

Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska

Lajme
Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, vdes shoferi i kamionit

Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, vdes shoferi i kamionit

Lajme
Kalo në kategori