LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona për vrasjen në Fier

Arrestohen dy persona për vrasjen në Fier

Burime të policisë thanë se 62 vjeçari u vra më 31 gushtit në Fier për arsye hakmarrje, ndërkohë që djali i tij 20 vjecar mbeti i plagosur.

Kol Veshi u qëllua me armë zjarri, në hyrje të banesës së tij.

Policia konfirmoi se “janë arrestuar dy persona.”

“Nga një hetim i mirëorganizuar u bë e mundur ndalimi i dy autorëve të dyshuar të kesaj ngjarje të rënde, të cilët janë: Julian Imeraj, 22 vjec, banues ne Fier dhe Elio Imeraj, 18 vjec, banues në Fier dhe në vijim të veprimeve hetimore u gjet arma e zjarrit e llojit pistoletë me të cilën dyshohet se ështe kryer krimi, e cila u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.”


Materialet proceduriale në ngarkim të dy shtetasve, do ti kalojne prokurorisë së Fierit, për veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtje pa leje teë armëve dhe municioneve luftarake, e kryer në bashkëpunim". /Telegrafi/