LAJMI I FUNDIT:

Arrest për burrin e zhveshur, që rrezitej në mes të rrugës

Arrest për burrin e zhveshur, që rrezitej në mes të rrugës

Kur mendoi të zhvishet vetëm në brekë dhe të rrezitej, do të duhej të mendonte edhe për një lokacion më të mirë.

Në fakt, ai zgjodhi një nga rrugët më të frekuentuara në Londër, ku vendosi shtratin dhe u shtri të kapte disa rreze dielli.

Burri që mendohet të jetë rreth të gjashtëdhjetave, është raportuar në Polici nga pronarët e dyqaneve që janë në atë rrugë, transmeton Telegrafi.

Policia e ka prangosur atë, sepse pengonte qarkullimin e veturave dhe lëvizjen e lirë të njerëzve. /Telegrafi/