LAJMI I FUNDIT:

Armiri, piloti 17 vjeçar nga Prishtina (Foto)

Armiri, piloti 17 vjeçar nga Prishtina (Foto)

Pasioni dhe dëshira e madhe për aeroplanët dhe fluturimin e ka shtyrë të riun nga Prishtina, Armir Qorrolli, që ta fillojë aventurën e tij në fushën e aviacionit.

Edhe pse 17 vjeçar, Armiri, në kuadër të standardeve Join Aviation Authority (JAA), ka arritur që të pajiset me licencën Privat Pilot Licence (PPL). Kjo licencë i mundëson atij që të pilotojë aeroplanët privatë, për aktivitete familjare ose shoqërore.

Në një bisedë për Telegrafin ai ka sqaruar se shumë herët i ka lindur dëshira që të bëhet pilot.

“Nga udhëtimi i parë që e kam bërë me aeroplan, si shtatëvjeçar, më kujtohet që jam frikësuar shumë. Mendoj që kjo më ka shtyrë të interesohem më tepër për aviacionin. Kureshtja, pyetjet e shumta janë disa nga shtysat kryesore që më kanë nxitur t’i hyj kësaj rruge. Unë e kam pasion fluturimin dhe e dua shumë. Njeriut kur i pëlqen një gjë, angazhohet që t’ia arrijë qëllimit”, ka thënë Qorrolli.


Ai ka treguar se në moshën nëntëvjeçare e ka dorëzuar kërkesën që ta përcjellë procesin e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, dhe kjo kërkesë është aprovuar. Ndërsa, në moshën 15 vjeçare i ka ardhur një ofertë që të regjistrohet në Akademinë e Aviacionit Civil në Shkup, me ç’rast ai është bërë pjesë e kësaj saj duke i tejkaluar barrierat e moshës (një nga kushtet e aplikimit është arritja mosha minimale 16 vjeçare).

Qorolli, për tu pajisur me licencën PPL, është dashur që t’i kalojë me sukses nëntë teste dhe të ketë realizuar gjithsej 40 orë fluturim si pilot.

“Kosto e gjithë kësaj aventure është goxha e lartë. Miqtë dhe të njohurit, nga mosnjohja e aviacionit shpeshherë më kanë parashtruar pyetje qesharake. Shumë pak kanë arritur të më kuptojnë. Kujtimet më të mira i kam nga fluturimet të cilat i kam bërë vetëm, pa përcjelljen e instruktorëve. Është një ndjenjë e veçantë, që vështirë shpjegohet. Kam ateruar nëpër disa aeroporte të rajonit, p.sh në Aeroportin e Sofjes, Aeroportin e Ohrit etj. Deri më tani i kam realizuar 70 orë fluturim, 15-të prej tyre vetëm, ndërsa 55 së bashku me instruktor”, ka thënë Qorolli.

Licenca PPL, të cilën e posedon ai, konsiderohet baza dhe shtylla e aviacionit. Por, kjo licencë nuk ia mundëson 17 vjeçarit që të pilotojë aeroplanët e ndonjë avio-kompanie me shumë pasagjerë. Ndaj, ai synon ta realizojë edhe këtë qëllim: që të pajiset me licencën CPL (Comercial Pilot Licence). Por, këtë aplikim ai mund ta bëjë kur mbush 18 vjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori