Harold James
Demokracia kudo po përballet me sfida serioze. Shtetet e Bashkuara janë zënë ngushtë në fushatën më të çuditshme për kandidatët presidencialë në kujtesën e deritanishme, me të jashtëm populistë që po kërcënojnë të rrëzojnë mekanizmat ekzistentë partiakë. Brazili është paralizuar nga kriza kushtetuese. Evropianët ia hedhin fajin e gjendjes së tyre të sëmurë, deficitit demokratik në Bashkimin Evropian. Dhe, në Mbretërinë e Bashkuar, vizioni i rifitimit të sovranitetit kombëtar po nxit fushatën për t’u larguar nga BE-ja.
Por, përpjekjet për të rikthyer “pushtetin te populli” mund të përfundojnë lehtësisht duke i kthyer njerëzit kundër njëri-tjetrit. Referendumi i ardhshëm i Britanisë për anëtarësinë në BE është rasti.
Teoricienët tradicionalë të demokracisë përfaqësuese janë shumë skeptikë të demokracisë direkte. Referendumi në veçanti mund të mbartë rreziqe serioze. Teksa një çështje komplekse po i drejtohet një zgjidhjeje binare, kjo zgjidhje bëhet ekzistenciale – një burim potencial i ndasive të thella afatgjata. Kjo është pikërisht ajo që po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar sot.
Nuk ka shpëtim nga kompleksiteti në fushatën britanike; thjesht rishfaqet në pasigurinë që rrethon atë që një votë për njërin kamp apo tjetrin do të përfaqësonte. Qëndrimi në BE do të nënkuptonte një status “gjysmë të shkëputur” dhe ndoshta kërkesa për më tepër përjashtime nga rregullat e zakonshme – rruga që kryeministri David Cameron duket se preferon. Po,r mund të nënkuptojë gjithashtu një përpjekje për të adresuar një varg të gjerë problemesh – nga siguria te refugjatët dhe ekonomia – që, siç kanë theksuar aktivistët pro-BE, Mbretëria e Bashkuar nuk mund t’i zgjidhë e vetme. Ky rezultat, sigurisht, do të përfshinte integrim më të madh.
Pasojat e votimit për t’u larguar nga BE-ja (Brexit) janë edhe më të errëta. Çfarë do të ndodhte nëse Mbretëria e Bashkuar do të niste procesin dyvjeçar të daljes sipas Traktatit të Lisbonës? Do të funksiononte në Zonën Ekonomike Evropiane (e ashtuquajtura zgjidhja norvegjeze)? Apo do të ndiqte rrugën e marrëveshjeve bilaterale (zgjidhja zvicerane)? Po sikur, – ashtu siç ka sugjeruar Michael Gove, ministri i Drejtësisë i kabinetit të Cameron – të krijohej një zonë e tregtisë së lirë me Bosnjën, Ukrainën dhe Shqipërinë (modeli shqiptar)? Duhet Britania të futet në negociatat e Partneritetit të Tregtisë dhe Investimit Transatlantik si një partner më vete? Mundet Britania të varë shpresat në një progres të shpejtë global në heqjen e barrierave të tarifave?
Ndaj, vota po/jo më 23 qershor nuk do të zgjidhë asgjë. Por, problemi nuk merr fund këtu. Negocimi i detajeve të marrëdhënies së Britanisë me Evropën, cilido qoftë rezultati, do të kërkojë vite; por, përmirësimi i polarizimit të shkaktuar nga referendumi do të kërkojë edhe më tepër kohë.
Për vendet si Zvicra, që praktikojnë demokracinë e vërtetë direkte, referendumi nuk priret të prodhojë polarizim të thellë. Për shkak se ato ndodhin shumë shpesh, koalicionet fituese ndryshojnë herë pas here dhe në varësi të çështjes, që do të thotë se asnjë votë e vetme nuk sjell në përçarje të thella të elektoratit.
Por, në demokracitë përfaqësuese si Mbretëria e Bashkuar (dhe thuajse të gjitha demokracitë e tjera sot), votuesit zgjedhin që t’i peshojnë liderët çështjet komplekse dhe të bëjnë llogaritë. Kur një vendim shihet si shumë jetësor, aq sa nuk mund t’i besohet përfaqësuesve, parimi bazë i të gjithë rendit politik sfidohet. Për më tepër, e gjitha kjo merr një cilësi të rëndësishme dhe për pasojë nxit kundërshtim të ashpër mes palëve. Në fakt, polarizimi i thellë që po vjen nga referendumi i Brexit të sjell në mendje episode të tjera që tronditën aleancat politike dhe thyen miqësi të vjetra.
Analogjia më e fundit në Mbretërinë e Bashkuar është Kriza e Suezit e vitit 1956, që u kthye në një debat rreth rolit të Britanisë së pasluftës në botë dhe shtrirjes së varësisë nga vullneti amerikan. Në shekullin XIX, pati një debat intensiv rreth tregtisë së lirë të drithit, që kulmoi me shfuqizimin e Ligjit të Misrit nga kryeministrit Robert Peel. Pesëdhjetë vjet më vonë, Franca u përça nga hetimi i kapitenit të Ushtrisë, Alfred Dreyfus – për tradhti.
Në secilën prej këtyre debateve politike, secila palë e ka demonizuar tjetrën, duke pretenduar se kundërshtari nxitet nga keqdashja apo injoranca. E njëjta gjë po ndodh në Britani sot.
Britanikët që duan të qëndrojnë në BE janë përqeshur si skllevër të një burokracie teknokratike ndërkombëtare që nuk jep llogari, tradhtarë të vendit të tyre që mund të fitojë vetëm duke u çliruar nga “frika e projektit”. Ndërkohë, mbrojtësit e vazhdimësisë së anëtarësisë në BE i portretizojnë kundërshtarët e tyre si obskurantist, të keqarsimuar, anglezë që nuk dinë gjë, të nxitur thjesht nga frika dhe zemërimi. Me fjalë të tjera, secila palë argumenton se tjetra nuk është në gjendje të arsyetojë siç duhet.
Realiteti është se të gjitha çështjet që lidhen me BE-në dhe që nxisin zemërim dhe frikë sot mes britanikëve mund të zgjidhen rast pas rasti. Në përgjigje të shqetësimeve se emigrantët për migrantët do të sforcojnë arsimin, strehimin apo transportin, dikush mund të argumenojë se duhen shkolla më të mira, më tepër leje planifikimi apo rritje të investimit në infrastrukturë. Në të gjitha këto fusha, përfaqësuesit e zgjedhur janë në pozicion të favorshëm për të ndërmarrë masat e nevojshme.
Duke iu kthyer mekanizmave të demokracisë direkte, Britania ka minuar kapacitetin e vet për të zgjidhur sfidat që ka përballë në një mënyrë që promovon stabilitetin. Një zgjidhje gjithçka ose asgjë po i bën shtetasit gjithnjë e më shumë të marrin parasysh pikëpamjet politike të filozofit ligjor gjerman (dhe gjithashtu anëtar i partisë Naziste) Carl Schmitt: dallimi mes mikut dhe armikut – mes atyre për të cilin dikush është gati të vdesë dhe atij për të cilin dikush është gati të vrasë.
Ndasi të tilla mund të lihen pas vetëm me kalimin e (shumë) kohe. Ato mund t’i rezistojnë rrethanave që i shkaktuan, dhe shpesh kërkojnë disa breza për t’u tejkaluar. Për shembull, Evropa Mesdhetare është ende e ndarë nga debatet rreth fuqisë së Kishës Katolike, ashtu si Amerika e Jugut vazhdon të mbartë trashëgiminë e skllavërisë dhe Luftës Civile. Rezultati çon në tensione sociale, bllokadë politike dhe paaftësi për t’u reformuar apo modernizuar.
Duke krijuar një referendum, Britania ka shkaktuar një konflikt të thellë dhe fundamental në sferën e vet politike. Tani është në rrezik real për t’u bërë një shoqëri e përçarë thellë dhe e paaftë për largpamësi. /Project Syndicate/Reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-85-780x439.jpg)
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-86-780x439.jpg)
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim