LAJMI I FUNDIT:

Armë e municione në pus

Armë e municione në pus

Një qytetar i Gjilanit në kohën kur po rrëmihte e pastronte një pus në oborrin e shtëpisë së tij, ka hasur në një pushkë automatike 7,62 mm, të cilës nuk mund t’i lexohet numri dhe viti i prodhimit e as prejardhja si dhe tre karikatorë të armës, të mbushur me nga tridhjetë fishekë.

Gjithashtu janë gjetur edhe 160 fishekë të kalibrit 7,9 mm e arma dhe municioni është marrë nga njësiti i forenzikës së Stacionit Policor në Gjilan, njofton Zëri.

Në të njëjtin vend, një ditë më parë janë gjetur edhe katër granata dore M-52 –P-3 prodhimi jugosllav si dhe 232 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një sasi e municionit të ndryshëm.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur njësiti i KFOR-it dhe i FSK-së, me ç’ rast janë marrë granatat e dorës, armët dhe municionet tjera të gjetura, u tha në polici. /Telegrafi/