Faik Miftari
Poli verior i Arktikut shtrihet me sipërfaqe të mëdha të akullit, të cilat kohët e fundit kanë nis dalëngadalë të shkrihen, e në të cilat jetojnë 45 fise të ndryshme autoktone. Viteve të fundit Arktikun hyri në qendër të vëmendjes botore, si për shtetet të mëdha botërore ashtu edhe për korporatat të fuqishme ndërkombëtare, në saje të zbulimit të sasive të mëdha të naftës dhe gazit, të cilët si të tillë, janë bërë objekt i hulumtimit dhe eksploatimit të shteteve të rëndësishme botërore, sikurse që janë në radhë të parë: SHBA-të, Kanada, Rusia, si dhe shtetet skandinave – Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Islanda.
Rusia, si një prej shteteve më të përafërta të polit verior të Arktikut, i ka shtruar kërkesë Kombeve të Bashkuara, për të drejtën e shfrytëzimit dhe eksploatimit të pjesës më të madhe të sipërfaqes euroaziatike të Arktikut në sipërfaqen e tërësishme prej 1.2 milion kilometra katrorë. Në anën tjetër, organizata ndërkombëtare financiare (Internacional Finance Organisation) e cila është ë e lidhur ngushtë me Bankën Botërore, dëshiron të parandalojë Rusinë në këtë projekt duke ia ofruar zgjidhjet tjera alternative, atë të burimeve alternative të energjisë, sikurse që janë erërat e fuqishme në Arktik nga të cilat Rusia mund të prodhojë energjinë elektrike dhe nëpërmjet Norvegjisë dhe Finlandës të eksportojë për tregun e Bashkimit Evropian.
Kjo është edhe një përpjekje diplomatike mbrapa së cilës qëndrojnë korporatat të fuqishme angloamerikane për të zmbrapsur Rusinë nga hulumtimi dhe eksploatimi i mëtejmë i resurseve energjetike në Arktik, të naftës dhe gazit.
Poli i Arktikut tani gjithnjë e më tepër po shndërrohet në një regjion në të cilin po kryqëzohen interesat e mëdha në njërën anë – në radhë të parë të SHBA-ve dhe Rusisë, e pastaj edhe të Kanadasë, Suedisë, Norvegjisë, Finlandës, Danimarkës, Islandës… Në polin verior të Arktikut janë zbuluar një e katërta e rezervave të gjithmbarshme të naftës në nivel botëror dhe me shkrirjen e ngadalshme të akullnajave, do të hapej rruga për eksploatimin e këtij burimi energjik më të rëndësishëm aktual botëror.
Rëndësia tjetër e kësaj zone është se me këtë fenomen aktual që po ndodh, po hapet edhe rruga (korridori) detare, ku do të shkurtohej për pesëmijë e gjer në gjashtëmijë kilometra, distanca nga Lindja e Largët për në Evropën Qendrore (si p.sh. nga Shangaji i Kinës gjer në portin e Hamburgut të Gjermanisë), si alternativë e rrugës aktuale detare jugore që kalon nëpërmjet kanalit të Suezit nëpër Detin Mesdhe dhe nëpërmjet kanalit të Gjibraltarit kalon në Evropën Qendrore. Këta komponentë e kanë shndërruar polin verior të Arktikut në një zonë me rëndësi të veçantë gjeopolitike dhe gjeostrategjike me resurse të pasura energjetike, në radhë të parë të naftës dhe gazit.
Në njërën anë është blloku apo Këshilli i Arktikut në të cilin bëjnë pjesë SHBA-të, Kanadaja, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Islanda, e ndërsa në anën tjetër Rusia është duke u përpjekur të formojë bllokun e vet, duke afruar në anën e vet Kinën dhe Indinë si kundërbalancë bllokut të themeluar më parë në Arktik.
Viteve të fundit blloku apo Këshilli i Arktikut e ka shtuar me të madhe prezencën ushtarake rreth e përqark Arktikut, ashtu që gjatë vitit 2012 janë mbajtur manovra të mëdha ushtarake në të cilin kanë marr pjesë trupa ushtarake nga 14 shtetet, ku janë kryer stërvitje luftarake me pjesëmarrjen e gjerë të helikopterëve, avionëve dhe mjeteve të ndryshme të blinduara, e ku janë dalluar me përfshirjen e tyre trupa ushtarake kryesisht SHBA-të, Kanada, Britania e Madhe, Franca, Suedia dhe Norvegjia. Në kundërpërgjigje të kësaj, Rusia po ashtu, gjatë vitit 2012 mbajti manovrat e veta ushtarake në rajonin e Besovetsit-Karelisë në të cilin morën pjesë një numër të caktuar të avionëve luftarakë, anijeve, mjeteve të blindura, tankeve dhe trupave të saja ushtarake.
Kina, për të hulumtuar rrugë të reja detare apo korridore detare, ka dërguar një anije tregtare nëpërmjet polit verior të Arktikut dhe detit Verior, ashtu që anija tregtare e kompanisë shtetërore kineze COSCO ka nis udhëtimin nga limani kinez Dalian dhe për më pak se 30 ditë anija ka arritur në limanin e Roterdamit në Holandë, duke shkurtuar distancën rrugore në gjatësi prej 5400 kilometra, prej asaj ekzistuese jugore nëpërmjet kanalit të Suezit, ku me këtë rrugëtim doli në plan të parë rëndësia e rrugës detare, sidomos për Kinën nëpërmjet polit verior të Arktikut.
Në këtë drejtim, Islanda ka nënshkruar një marrëveshje me Kinën lidhur me shfrytëzimin e korridoreve detare të cilën me të madhe e shkurton rrugën nga Shangaji për në Hamburg. Në marrëveshjen e nënshkruar, Kina do të mund të plasojë prodhimet e veta në Evropë, nëpërmjet korridoreve detare të Polit të Veriut duke shkurtuar distancën për rreh gjashtëmijë kilometra, duke e afruar tani edhe më shumë Kinën me Evropën.
Gjatë këtij viti Kanada në ishullin Cornwallis në Arktik e ka përforcuar bazën ushtarake të saj. Në kundërpërgjigje të kësaj Rusia e ripërtëriu bazën e saj ushtarake të braktisur në vitin 1993 në ishujt e Novosibirskit, me ç’rast paralajmëroi kthimin e flotës ruse në Arktik pas plot 20 vitesh të braktisura, që nga rënia e sistemit komunist në ish BRSS-së.
Në fund të këtij përshkrimi, një zonë, siç është Arktiku, i cili në të kaluarën ka qenë i njohur me sipërfaqe të mëdha të mbuluara me akullnaja dhe borë në të cilën jetojnë pinguinët dhe arinjtë e bardhë, tani doli në skenën ndërkombëtare dhe në opinionin e gjerë publik ndërkombëtar si një zonë e rëndësishme gjeostrategjike e pasur me resurse të mëdha energjetike, në të cilin po kryqëzohen interesat e shteteve të mëdha dhe korporatave ndërkombëtare që merren me eksploatimin dhe shfrytëzimin e resurseve energjetike në botë.
Arktiku tani është një pikë vitale, në radhë të parë për SHBA-të dhe Rusinë, si dhe për shtetet tjera të fuqishme, të cilët do të garojnë në mes vete për të eksploruar dhe shfrytëzuar në radhë të parë resurset e pasura energjetike e në radhë të dytë edhe rëndësinë e korridoreve detare të cilat në një masë të madhe e shkurtojnë distancën në mes Lindjes së Largët dhe Evropës Qendrore.
Shkrirja e akullnajave do të ndihet edhe më larg regjionit të Arktikut dhe nuk ka vend që mund të evitojë pasojat eventuale nga ky fenomen natyror që është duke ndodhur, si pasojë e të cilës do të rritet niveli i deteve dhe do të pasojë ndërrimi i kushteve klimatike. Ashtu që jo vetëm shtetet që janë afër Arktikut, por edhe shtetet tjera larg Arktikut kanë të drejtë të interesohen dhe të marrin vendime të përbashkëta, pasi që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthoras pasojat eventuale që mund të ndodhin do të godasin të gjitha shtetet, dikë më shumë e dikë më pak.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin