Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, janë dy institucione nga të cilat varet edhe mbushja e buxhetit të shtetit. Kjo mënyrë e mbledhjes të të hyrave konsiderohet se nuk është njëra nga mënyrat më të mira, por që aktualisht është zgjidhja e vetme.
Me rastin e rritjes së nivelit të integrimit të Kosovës në mekanizmat evropianë, vlerësohet se këto të hyra do të zvogëlohen dhe disa prej tyre, madje edhe do të eliminohen. Doganat e Kosovës, kontribuesi kryesor i buxhetit të shtetit.
Ish-drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, vlerëson se mbledhja e të hyrave për buxhetin e shtetit nga të hyra në kufi është mënyra e vetme, pasi që Kosova është një vend që rrjedhimisht varet edhe nga importi.
“Realisht, kjo ka qenë zgjidhja e vetme. Në një rrethanë ku 80 për qind e konsumit në vend janë mallra nga importi, nuk ka pasur një zgjidhje tjetër vetëm se të bëhet kjo. Gjithsesi, kjo ka qenë më e lehtë sepse shtrirja apo mbledhja e tatimeve në brendi, është shumë më e komplikuar sesa ajo që bëhet nga autoriteti doganor në kufi”, sqaron Huruglica.
Fuqizimi i Administratës Tatimore të Kosovës, shton Huruglica, është thelbi i një shtrirje më të mirë të kontrollit tatimor. Sipas tij, gradualisht duhet të ketë një shtrirje tatimore në brendi dhe jo shteti të varet aq shumë nga të hyrat që futen në kufi. “Duhet të gjendet një mundësi që përmes masave stimuluese të nxitet zhvillimi ekonomik i vendit, punësimi dhe duke i nxitur këto, gradualisht do të krijohet një bazë më e mirë tatimore në brendi. Po ashtu, duhet të luftohet informaliteti, sepse vlerësohet se ka informalitet në brendi nga shërbimet ose nga veprimtaritë e caktuara, ku nuk paguhen tatimet e mjaftueshme”, thekson Huruglica.
Sipas disa hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare thuhet se Kosova ka shkallën më të lartë të shmangies së tatimit në rajon. Kjo vjen si pasojë e inspektimit të pamjaftueshëm të ndërmarrjeve, politikave fiskale jo favorizuese dhe lidhjeve të ngushta në mes ndërmarrjeve dhe zyrtarëve, apo grupeve partiake.
Për këtë vazhdimisht është sugjeruar që Administratat Tatimore e Kosovës duhet të fuqizohet dhe të arrijë të sigurojë më shumë të hyra brenda territorit të Kosovës.
Mënyra aktuale e mbledhjes së të hyrave për buxhetin e shtetit, vlerësohet të jetë jo e qëndrueshme edhe nga ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri. “Marrëveshjet ndërkombëtare të arritur ndërmjet Kosovës dhe disa shteteve tjera, në disa raste ngushtojnë kapacitetin e të hyrave buxhetore sepse ato largojnë nga obligimi për pagesë të doganës disa kategori të mallrave”, shton Shatri.
Megjithatë, sipas ekspertit të çështjeve ekonomike, Naim Gashi, hendeku që do të krijohet sa i përket taksës doganore që është 10 për qind për importin e produkteve nga Bashkimi Evropian, nuk do të ketë efekte të mëdha. “Efektet e saj nuk do të jenë jashtëzakonisht të mëdha. Sipas disa përllogaritjeve që janë bërë, janë 25 milionë euro në vit, e ato do të mbulohen përmes investimeve, të cilat do t’i bëjë Bashkimi Evropian nëpërmjet instrumenteve të para-anëtarësimit dhe nëpërmjet tyre do të bëhet kompensimi i atyre ‘humbjeve’ që do t’i pësojë arka e buxhetit të shtetit të Kosovës. Ne, si shoqëri dhe si ekonomi, nuk duhet t’u frikësohemi integrimeve evropiane se vetëm ato gjenerojnë zhvillim”, thotë Gashi.
Doganat e Kosovës për periudhën tre mujore të këtij viti kanë arritur të mbledhin 166.5 milionë eurove derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kjo shumë arrinte në 163.1 milionë euro.
Derisa, Administrata Tatimore e Kosovës për tre muajt e parë të këtij viti ka inkasuar 84 milionë euro të hyra. Krahasuar më vitin e kaluar, gjatë tre muajve të parë të këtij viti ATK ka inkasuar 12 për qind më shumë të hyra.
Buxheti i Kosovës, i cili mbushet nga Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës për vitin 2015 është 1.5 miliard euro./Revista Ekonomia/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë