Në prag të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar, datëlindjes së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së, është organizuar aktiviteti tradicional Darka e Lamës në Llukë të Epërme të Deçanit.
Në këtë fshat historik të kuvendeve për pajtimin e gjaqeve te “Verrat e Llukës” në odën e rapsodit kombëtar Dervish Shaqa janë bërë bashkë shumë pjesëmarrës për të shënuar festën e njohur edhe si “Darka e Bereqetit” e karakterizuar me ushqimin tradicional, këngët me motive tradicionale, lojërat e ndryshme e plisat e bardhë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kujtoi kohën kur si fëmijë organizohej Darka e Lamës. Ai tregoi se çfarë kishte biseduar me ish-presidentin Ibrahim Rugova rreth këtij aktiviteti, për çka tha se është një ngjarje e mirë që bashkon njerëzit.
“I kujtoi këto 56 vjet ku si fëmijë jam rritur në Gllogjan, në shkollë kam ardhur në Deçan, në gjimnaz në një kohë, por edhe gjatë luftës pëllëmbë për pëllëmbë e kam shkelur këtë zonë nuk kishim nga të shkonim. Ashtu siç jeni rritur ju të moshës sime, edhe unë e kam mbërri Darkën e Lamës ende u organizonte. Ne folëm për bereqet, por ka qenë edhe bulmeti, kanë qenë t’i qesin edhe tinarët jashtë, t’i rreshtojnë t’i shihen, t’i vendosin vargjet me speca të gjitha ato, qepë e çfarë kanë pasur. Pas luftës, e kam pasur një bisedë me presidentin Rugova kur folshim për shenjat tona, pati thënë se Darka e Lamës është shenjë e jona, që ia pati filluar të organizohej në nivel vendi. Unë mendoj që kjo është shenjë e mirë, një ngjarje që na bashkon. Ju gjetsha bashkë gjithë, me bereqet dhe me të gjitha të mirat”, ka uruar Haradinaj.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj përgëzoi fshatin Llukë për organizimin e këtij aktiviteti tradicional.
“Juve ju rrit nderi për ftesën, ju lumtë për organizimin. Për hair Darka e Lamës, me bereqet, shëndet e të gjitha të mirat për juve dhe familjen tuaj. Unë jam krenar që jam nga ky qytet, por njëkohësisht jam krenar që bashkëpunojmë dhe kemi pajtimi të pakontestueshëm. Ju lumtë për idenë që ta bëni tradicionale (Darkën e Lamës)”, tha Ramosaj.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj vlerësoi se Darkën e Lamës si një traditë të mirë të popullit shqiptar.
“Faleminderit gjithë Llukës për iniciativën e mirë që keni marrë. Të hyj në një odë me burra, e të gjithë me qenë me veshje të bardha që është një traditë e mirë e shqiptarëve dhe të vazhdojë një traditë të tillë siç ka qenë Darka e Lamës. Në të kaluarën, të gjithë familjarët, çdo shtëpi shqiptare e ka festuar se është mbledhur bereqeti dhe kanë shtruar Darkën e Lamës. Shpresoj që do të vazhdojnë organizime të tilla që mbledhin edhe fshatin në një ndejë tradicionale”, tha Kadrijaj
Edhe kandidati për deputet në zgjedhjet e ardhshme nga AAK-ja, Arton Demhasaj përgëzoi idenë që Darka e Lamës të kthehet në traditë shqiptare.
“Kjo odë e vogël sot, por me histori të madhe. Veç ta bësh një shikim rreth e rreth kësaj ode e sheh se çfarë historie ka kjo. Unë personalisht ndihem tepër i nderuar që më është dhënë mundësia të vij në odën e rapsodit më të njohur shqiptar Dervish Shaqa. Njëmend, Lluka është një fshat i vogël, por ka histori të madhe. Kjo odë ka nxjerrë rapsodë si Dervish Shaqa e Demush Neziri e njëkohësisht në Llukë është mbajtur tubimi më i madh shqiptar. Asnjëherë në histori të shqiptareve nuk ka pasur tubim më të madhe se ai në Verrat e Llukës, ku është bërë pajtimi i gjaqeve. Ju përgëzoj për idenë e mirë që Darka e Lamës të kthehet në traditë shqiptare siç ka qenë dhe njëkohësisht ndihem i lumtur që kurrë në jetën time nuk kam parë më shumë plisa se që po shoh sot”, tha Demhasaj.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan, Naser Tolaj u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen në këtë organizim.
“Po e ndjej vetën shumë të nderuar që në mesin e këtyre burrave e në veçanti në mesin e komandantëve më të suksesshëm siç është gjeneral Ramush Haradinaj, por njëkohësisht edhe afër kryetarit të komunës sonë, që jo pse është këtu, por vërtet dëshiroj ta falënderoj për punën dhe angazhimin… Ndihem i nderuar që gjendem në një fshat siç është Lluka. Është një fshat i vogël në kuptimin e numrit të banorëve, por ka dhënë njerëz shumë të mëdhenj… Verrat e Llukës janë të dalluara dhe të përmendura, janë pjesë e historisë për shkak të kontributit për pajtimin e gjaqeve. Me hair ju qoftë edhe Darka (e Lamës)”, tha Tolaj.
Shtrimi i kësaj darke u nis nga ish-presidenti Ibrahim Rugova në vitin 2002, ku synim ishte që të shënohet fundi i stinës së verës dhe fillimi i vjeshtës. Ndërsa, në sofrat, ku mysafirë ishin krerë institucionesh nga vendi e ndërkombëtarë, shtrohej ushqim tradicional. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Ftesa e Kurtit ndaj Abdixhikut hap debatin: Hap i sinqertë apo manovër taktike?

Publikohet urdhër-arresti serb ndaj Hashim Thaçit, përshkruhej si “terrorist” dhe “i armatosur”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat