Argjinarja është një bimë me një kërcell të gjatë dhe një lule. Kërcelli i saj shkon deri ne 1,5 m. Gjethet mbulojnë njëra tjetrën dhe në lulëzim, një lule e madhe i del në krye. Atë e gjejmë sot me emrat si argjinare, artichaut (frëngjisht) al-harsufa (arabisht), artichoke, siç i thonë amerikanët, etj.
Prof. Lea Joanis Tomatis
Argjinarja, në fillim ajo u përdor si ilaç dhe nuk kishte hyrë ende në kuzhinën perëndimore apo arabe, të cilët e huazuan menjëherë. Atëherë e shikonin si një bimë afrodiziake dhe shpesh ua ndalonin femrave, që të mos eksitoheshin.
Një bimë anti-oksiduese
Argjinarja është një bimë anti-oksiduese që lufton dhe “radikalët e lirë”, të cilat gjenden në organizëm dhe janë shkaktarë të plakjes së organeve dhe gjithë organizmit. Tek angjinarja ka shumë përbërës fenolik si dhe anti-cianikë. Po kështu në përbërjen e argjinares gjejmë një tjetër anti-oksidant të quajtur silymarine, i cili ka mjaft efekte kundër kancerit.
Inulina është një glucid preboitik që nuk tretet dhe nuk absorbohet nga zorra qorre, por ajo fermentohet nga flora bakteriale e zorrës së trashë. Bakteret e dobishme të zorrëve mund ta absorbojnë inulinën, e cila është e dobishme për funksionimin e mirë të zorrëve. Ajo kontrollon glikeminë dhe lipidet e gjakut. Por argjinarja është shumë e mirë dhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Ajo ka në përbërjen e saj shumë fibra dhe ndihmon kundër kapsllëkut, duke kontrolluar gjithashtu dhe diabetin e tipit 2.
Disa minerale dhe vitamina përbërëse të argjinares
Bakri që gjendet në argjinare është mjaft i dobishëm për formimin e hemoglobinës dhe të kolagjenit (proteina që shërben në strukturën dhe riparimin e indeve); Magneziumi, që është në përbërje të argjinares na shërben në formimin e kockave dhe ndërtimin e proteinave në veprimet enzimatike. Ai shërben për kontraktimet muskulore, për shëndetin e mirë të dhëmbëve dhe funksionimin e sistemit imunitar. Ai luan një rol në metabolizmin e energjisë dhe transmetimin e flukseve nervore.
Hekuri që marrim përmes angjinareve dihet që është mjaft i rëndësishëm, pasi ai është në përbërje të çdo qelize të organizmit. Ai është thelbësor në transportimin e oksigjenit dhe formimin e rruazave të kuqe në gjak. Luan rol në formimin e qelizave të reja, të hormoneve dhe neurotransmetuesve.
Vitamina B9 (folate) që gjendet në argjinare është shumë e nevojshme për ndërtimin e qelizave të trupit, pra të globulave të kuqe. Ajo luan rol themelor në prodhimin e materialit gjenetik (ADN, ARN); në funksionimin e sistemit nervor dhe atij imunitar, si dhe në çikatrizimin e plagëve.
Vitamina K, është e nevojshme për sintezën e proteinave që bashkëpunojnë për koagulimin e gjakut dhe në formimin e kockave. Kalciumi që marrim nga angjinaret na shërben për formimin e kockave dhe të dhëmbëve, për koagulimin e gjakut, kontrollin e presionit të gjakut si dhe për kontraktimin e muskujve të zemrës.
Fosfori është minerali i dytë me bollëk që gjëndet në këtë zarzavat, pas atij të kalciumit. Ai na shërben për formimin e kockave, dhëmbëve, për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, rigjenerimin e indeve dhe mbajtjen në nivelin normal të “pH” të gjakut. Ai është një nga përbërësit e membranave të qelizave.
Argjinarja është një burim i madh i kaliumit. Në organizëm, kaliumi shërben për të ekuilibruar “pH” e gjakut, stimulimin e prodhimit të acidit kloridrik nga stomaku, duke favorizuar kështu tretjen. Ai ndihmon në kontraktimin e muskujve dhe në transmetimin e flukseve nervore.
Zinku merr pjesë në reaksionet imunitare në fabrikimin e materialit gjenetik, në perceptimin e shijes, çikatrizimin e plagëve dhe zhvillimin e fetusit në bark të nënës. Gjithashtu, në argjinare ka një sërë vitaminash si: Vitamina B1, B2, B3, B5, B6, Vitamina C, etj.
A është e mirë për mëlçinë?
Po! Argjinarja ka një efekt të mrekullueshëm mbi mëlçinë dhe është një diuretik i mrekullueshëm. “Cynarine” përdoret në laboratorët mjekësore për të krijuar ilaçe që favorizojnë funksionimin “hepatobiliar”. Kjo cilësi, si “koleretik”, stimulon sekrecionet hepatike dhe të tëmthit. “Cynarine” është e përqendruar veçanërisht në kërcellin e argjinares, të cilën nuk e konsumojmë. Argjinarja ka gjithashtu cilësi të tjera kurative. Ajo eliminon toksinat e shumta që kemi në organizëm, shërben kundër lodhjes dhe lehtëson tëmthin për evakuimin e lëngjeve.
Argjinarja në kuzhinat tona
Argjinarja tek ne është kultivuar prej kohësh si gjellë apo në formë sallate, por ajo ende nuk e ka gjetur përdorimin e gjerë siç e kanë zarzavate të tjera.
Nisur nga cilësitë e mrekullueshme të saj, duhet që argjinarja të kultivohet gjerësisht. Argjinarja e pjekur oksidohet me shpejtësi pra, pas gatimit, ajo duhet konsumuar shpejt dhe nuk duhet lënë qoftë dhe në frigorifer. Ajo ruhet vetëm e freskët, pra e pa gatuar. Kur ke ngrënë angjinare dhe pi ujë, njeriu ndjen një shije të ëmbël në gojë. Kjo vjen si rezultat i përbërësit të saj, inuline, e cila vepron mbi receptorët e shijes në gjuhën e njeriut. Argjinarja na furnizon me glucide (sheqer) specifike si insulinë, e cila konsumohet pjesërisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës