LAJMI I FUNDIT:

Archos Arnova 8 e 10

Archos Arnova 8 e 10

Archos ka paraqitur dy kompjuterë të rinj tablet në ofertën e vet. Ata i takojnë linjës Arnova, e ata dallohen sipas diagonales së ekranit, e cila tek njëri është tetë, e tek i dyti dhjetë inç.

Të dy modelet janë të bazuara në procesorët 600-megahercësh të ARM-së, kanë ekrane të ndjeshme në prekje, e shiten me versionin 2.1. të Android.

Kapaciteti i memories së integruar është 4 GB, mirëpo mund të shtohet me anë të kartelave të memories microSD. Kohëzgjatja e baterisë është deklaruar në 22 orë dëgjimi të muzikës, respektivisht gjashtë orë të shikimit të video materialeve.


Çmimet e rekomanduara të shitjes për tregun evropian janë 150 dhe 200 euro për modelin e vogël, respektivisht të madhin. Në fund të prillit apo fillim të majit pritet lansimi i versioneve të përditësuara me ekrane kapacitative, procesorë një gigahercësh dhe Android 2.3. /Telegrafi/