LAJMI I FUNDIT:

Archos Arnova 10 në shitje

Archos Arnova 10 në shitje

I paralajmëruar qysh në shkurt, maja e ofertat të Archos për kompjuterët e lirë tablet tani edhe mund të blihet.

Archos Arnova 10 është paraqitur në shitje në tregun amerikan. Me çmim prej 190 dollarësh, ky ekzemplar kategorizohet në pajisje të lira.

Në të është integruar procesori Rockchip RK2818, ekrani rezistent 10.1-inçësh me rezolucion prej 1.024 x 600 piksela, 4 GB memorie, si dhe qasja për kartelat e memories microSD. Në të po ashtu gjendet edhe kamera e uebit, mundësia e incizimit të video materialeve në 720p, akselerometri dhe qasja USB 2.0. Kohëzgjatja e baterisë është deklaruar në gjashtë orë pune.

Pajisja në fjalë shitet me Androidin 2.1 Eclair. /Telegrafi/