LAJMI I FUNDIT:

Apple zbulon mbështjellësin e mençur për iPad 2

Apple zbulon mbështjellësin e mençur për iPad 2

Bashkë me lansimin e iPad 2, Apple gjithashtu ka zbuluar edhe aksesorët e saj për tabletin e ri të cilët quhen Smart Cover (mbështjellës i mençur).

Mbështjellësit e ri të dedikuar për iPad ngjiten në pjesën e pasme të tabletit, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e pajisjes më të re të Apple.

Smart Cover posedon magnetin e integruar, i cili lidhet me magnetet e tabletit iPad 2, dhe pas ngjitjes ata vijnë një linjë dhe nuk e prishin pamjen e tabletit të Apple, i cili kësaj radhe vjen me një dizajn më të hollë.


Apple thotë se iPad 2 dhe Smart Cover janë bërë për njëri tjetrin. Kushtimisht. Sepse përputhja e plotë e mbështjellësit me tabletin, përveç që e mbron këtë të fundit, gjithashtu edhe e zgjon dhe e ndriçon. Dhe kjo nuk është veç një ide e mençur. Është ide gjeniale.

Smart Cover vjen në një mori ngjyrash, ndërsa ende nuk dihet asgjë për çmimin e një njësie. / Telegrafi /