LAJMI I FUNDIT:

Apple teston tri modele të ndryshme për iPhone?

Apple teston tri modele të ndryshme për iPhone?

Thashethemet e fundit lidhur me iPhone 5 thonë se Apple është duke testuar tri modele prototip të këtij telefoni, të cilin ata po mendojnë ta hedhin në treg së shpejti.

Burimi i këtij informacioni vjen prej një uebfaqeje nga Tajvani, e cila edhe më herët pati publikuar informata lidhur me iPhone, dhe të gjitha prej tyre kanë rezultuar si të sakta.

Sipas këtij informacioni thuhet se njëri prej modeleve të testuara për iPhone 5, është identik me iPhone 4, përveç faktit se ka bateri dhe kamerë më të mirë, edhe pse kjo nuk korrespondon me lajmin e botuar më herët, i cili thoshte se iPhone 5 do të ketë ekran më të madh se iPhone 4.

Prototipi i dytë për iPhone 5 duket të jetë më interesant, pasi që për këtë model thuhet se ka tastierë rrëshqitëse QWERTY, ndërsa kjo duket të jetë pak e besueshme, duke e marrë parasysh suksesin e modeleve paraprake që nuk e kanë këtë lloj tastiere.


Nëse Apple vendos të prodhojë më shumë se një model të iPhone 5, atëherë besohet se kjo kompani do të lansojë dy modele të ndryshme të këtij telefoni te mençur, që në këtë rast mund të jetë iPhone 5 dhe iPhone 5 Mini. / Telegrafi /