LAJMI I FUNDIT:

Apple të prodhojë iPhone për të gjithë?

Apple të prodhojë iPhone për të gjithë?

Drejtori kryesor operues i Apple, Tim Cook, ka deklaruar se kompania e tij nuk dëshiron që produktet e saj të shënjestrojnë vetëm njerëzit e pasur.

Duke u bazuar në këtë deklaratë, mediat kanë filluar të spekulojnë se Apple është duke punuar në të ashtuquajturin iPhone Nano, i cili mund të jetë shumë më i lirë se sa telefoni origjinal.

Sipas Daily Telegraph, Apple ka plane të mëdha me iPhone, ndërsa Tim Cook dëshiron që iPhone të jetë në dispozicion të të gjithëve

Shumëkush mendon se iPhone Nano do të jetë më i vogël dhe më lehtë i përdorshëm në raport me iPhone 4, dhe me mundësi minimale të ruajtjes së të dhënave. Gjë që do ta bënte më të lirë, ashtu që edhe njerëzit jo të pasur do ta kishin mundësinë që të ndjekin arritjet teknologjike.


Sidoqoftë, nuk ka asgjë zyrtare nga drejtuesit e Apple në lidhje me këtë temë. /Telegrafi/