Apple, Microsoft, Alphabet: vetëm tre grupet e teknologjisë e rritën vlerën e tyre të tregut me 2.2 trilionë dollarë në 2021. Kjo është më shumë se vlera e të gjitha grupeve DAX së bashku. Dominimi amerikan po rritet.
Kompanitë e mëdha amerikane në sektorin e teknologjisë vazhdojnë t’i lënë pas kompanitë e tjera. Në vitin 2021, tre kompanitë më të mëdha të teknologjisë Apple, Microsoft dhe Alphabet, kompania mëmë e Google, përjetuan rritjen e vlerës së tyre në tregun e aksioneve me 2.2 trilionë euro. Një vështrim në ekonominë gjermane tregon dallimet e mëdha: në të vërtetë, 40 grupet e indeksit më të madh gjerman të aksioneve DAX kanë një vlerë totale prej vetëm 1.86 trilion eurosh – më pak se rritja e vlerës së koncerneve kryesore të teknologjisë këtë vit.
Edhe në shkallë evropiane, mbizotërimi është i njëjtë. Kështu, me vlerën e 6.4 trilionë euro, tre lojtarët e mëdhenj në teknologji vlejnë më shumë se 50 kompanitë më të mëdha në eurozonë. Kjo del nga një analizë e gazetës Handelsblatt për 100 koncernet më të mëdha në botë për sa i përket vlerës në bursë.
Me Amazon, Tesla dhe Facebook pamja është edhe më drastike. Sipas të dhënave të Factset, rritja e kapitalizimit të tyre kolektiv në treg në vitin 2021 arriti në rreth 2.56 trilionë euro. Kapitalizimi i tregut – i quajtur edhe vlera e tregut – është vlera e përgjithshme e të gjitha aksioneve në një kompani.
Apple dhe Microsoft kanë arritur 3 bilionë dollarë
Këtë vit, Apple dhe Microsoft kanë arritur shifrën prej 3 trilionë dollarësh, ndërsa Tesla dhe Meta kanë arritur për herë të parë 1 trilion dollarë.
“Kompanitë e teknologjisë që hyjnë në klubin një bilion dollarësh shihen tani në Silicon Valley pothuajse si një filxhan kafeje. Nuk është më mega-ngjarja siç ishte dy ose tre vjet më parë”, tha për CNBC Dan Ives, një analist teknologjik nga Wedbush Securities.
Sipas tij, zhvillimet tregojnë se kompanitë e mëdha amerikane të teknologjisë janë në pozitë të pakrahasueshme pas pandemisë.
Në fakt, me përjashtim të Saudi Aramco, grupi më i madh energjetik në botë, pesë nga gjashtë koncernet më të vlefshme në botë janë kompani amerikane të teknologjisë. Të gjitha ato vlejnë më shumë se një bilionë dollarë amerikanë, sipas CBNC.
Gjigantët amerikanë ende mund ta lënë edhe më tej pas pjesën tjetër të botës.
“Pavarësisht vlerësimeve më të larta, ne jemi gjykojmë në mënyrë më pozitive për SHBA sesa për Evropën. Kompanitë e teknologjisë pritet të rriten më shpejt në afat të gjatë sesa industritë më tradicionale” tha për Handelsblatt strategu i investimeve Peter Spijkman nga Aegon Asset Management.
Dy ndërmarrje gjermane arritën në top 100
Për krahasim, sipas përllogaritjeve të gazetës, vetëm dy sipërmarrje gjermane arritën të hyjnë në top 100. SAP, kompania më e vlefshme gjermane, është në vendin e 78-të, Siemens mezi ka arritur të hyjë në listë. Konglomerati gjerman është në vendin e 93-të. Kësaj i shtohet kompania gjermano-amerikane Linde në vendin e 77-të.
Handelsblatt rendit disa arsye për dominimin amerikan: nga njëra anë, Tesla dhe Amazon mund të provojnë se mund t’ia vlejë që një investitor t’u besojë që herët kompanive amerikane në rritje, të cilat nuk nxjerrin fitime prej vitesh, por mbi të gjitha janë sinonim i ideve dhe i ekspansionit.
Në Gjermani, kjo nuk funksionon vërtet, siç tregon për shembull Delivery Hero.
Përveç kësaj, ekonomia e Gjermanisë karakterizohet nga sipërmarrjet e nivelit të mesëm dhe nga industria. Kjo strukturë nuk vlerësohet domosdoshmërish në bursë. Së fundi, disa grupe të mëdha si Aldi apo Bosch nuk janë të listuara në bursë dhe për këtë arsye nuk shfaqen në statistika. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi për fermerët nga Ministria e Bujqësisë

Qeskat e nikotinës nuk janë snus – Produkt pa duhan si një alternativë për duhanpirësit e rritur

Nga ëndrra në realitet: Pse komplekset Linda 20, 21 dhe 22 janë zgjidhja e duhur për ju?

Ushqim i shijshëm dhe karrierë e re? Brendet e fuqishme Popeyes dhe Firehouse Subs hapin vende pune në Prishtinë!

Tarifat e Trumpit, pritet që çmimet e naftës të ulen edhe në Kosovë

Telegrafi Jobs - Shoku që ju shtyn përpara!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat