LAJMI I FUNDIT:

Apple kryen testet, iPhone 5 në shtator?

Apple kryen testet, iPhone 5 në shtator?

Këtë vit, Apple nuk e ka përcjell ngjarjen e saj për azhurnimin e iPhone, WWDC 2011, pasi që siç thuhet iPhone 5 do të dal në treg gjatë vitit të ardhshëm.

Mirëpo, gjatë kohës së mbajtjes së kësaj ngjarjeje, janë publikuar disa thashetheme të cilat pohojnë se Apple do ta lansojë versionin e ri të iPhone gjatë këtij viti.

Më saktë, ata thonë se lansimi i iPhone 5 do të ndodhë gjatë muajit shtator.

Raporti i fundit i MacRumours thotë se iPhone 5 ka hyrë në fazën finale të testimit, gjë që do të thotë se Apple po bëhet fati për lansimin e këtij modeli për disa muaj, e që ndoshta i bie, që ky muaj të jetë shtatori 2011.


Megjithatë, të gjithë presin që vetë kompania Apple ta bëjë paralajmërimin e iPhone 5 dhe versionit të ri të sistemit të saj operativ, iOS 5.

Zakonisht, kompania Apple organizon një ngjarje për iPod në muajin shtator, dhe pikërisht kjo është arsyeja se pse lidhet lansimi i iPhone 5 me këtë muaj të vitit. / Telegrafi /