LAJMI I FUNDIT:

Apple, kompania më e madhe e teknologjisë në botë

Apple, kompania më e madhe e teknologjisë në botë

Më 1 prill të 1976, Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne kishin themeluar një biznes të vogël i cili merrej me shitjen e pajisjeve të vogla kompjuterike të cilët ishin punë dore e Wozniak.

Me siguri e dini se është fjala për Apple Computer.

Tridhjetë e pesë vjet më vonë, Apple është bërë kompania më e vlefshme e teknologjisë në botë.

Vlera e saj tregtare sot është mbi 317 miliardë dollarë, duke e tejkaluar kështu edhe rivalin e saj tradicional, kompaninë Microsoft, vlera e së cilës sot arrin në 100 miliardë dollarë.


Produktet unike të Apple, të cilat shumë nga ne i mbajmë në xhep apo në zyra, kanë bërë që kjo kompani të arrijë majat e suksesit në biznes.

Megjithatë, historia e Apple është shumë interesante, pasi që suksesi i saj nuk ka qenë gjithmonë i tillë, siç është sot, pasi që të gjithë e kujtojmë largimin e Steve Jobs për një kohë nga pozita e kreut të kompanisë, mirëpo me kthimin e tij, ishte kthyer edhe suksesi i produkteve të Apple, si iPod, iMac, MacBook, iPhone dhe së fundmi, iPad. / Telegrafi /