LAJMI I FUNDIT:

Apple gjithçka sipas planit për iPad 2

Apple gjithçka sipas planit për iPad 2

Përkundër kërkesave të mëdha për iPad 2 dhe mungesës në tregun amerikan, Apple po ju qëndron besnik datave të paralajmëruara për fillimin e shitjes në tregun ndërkombëtar.

Sipas paralajmërimit, iPad 2 do të fillojë shitjen jashtë kufijve të SHBA-ve të premten, ndërsa nuk dihet se sa njësi të kompjuterit tabletë do të shpërndahen.

Kompania ka pohuar fillimin e shitjes në Britani të Madhe, ndërsa në rrethin e parë PC tableta do të mund të blihet në Australi, Austri, Belgjikë, Republikë Çeke, Kanada, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Irlandë, Itali, Luksemburg, Meksikë, Holandë, Zelandë të Re, Norvegji, Poloni, Portugali, Spanjë, Suedi dhe Zvicër.

Ndërkohë, fillimi i shitjes në Japoni është shtyrë për 25 prill. /Telegrafi/