LAJMI I FUNDIT:

Apple do të shesë 600 mijë iPad 2 për fundjavë?

Apple do të shesë 600 mijë iPad 2 për fundjavë?

Kur Apple e pati lansuar versionin e saj të parë të kompjuterit tablet iPad, ata patën arritur të shesin më shumë se 300, 000 kopje të këtij tableti brenda 24 orëve të para.

Ndërsa, për modelin e ri të tabletit të Apple, iPad 2, analistët thonë se do të shitja e tij do të jetë edhe më masive se sa versioni paraprak i tij, iPad.

Sipas një analisti, Apple do të mund të shesë jo më pak se 600,000 tablet të rinj, iPad 2 gjatë kësaj fundjave, ndërsa nëse kjo arrihet, atëherë shifrat e shitjes së tabletit do të jenë dy herë më të larta se sa ato të iPad-it origjinal.


Në anën tjetër, prodhuesit e kompjuterëve të tjerë tablet do të duhet të punojnë shumë për të arritur shifrat e shitjes së tabletit të Apple, ndërsa deri më sot, ata nuk kanë arritur ta bëjnë këtë gjë, pasi që Apple mban shumicën e tregut vetëm me versionin e parë të iPad, edhe pse popullariteti i tabletëve në Android është në rritje dhe gjërat mund të ndryshojnë gjatë këtij viti. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

Teknologji
Kush është Javier Olivan, shefi i ri i operacioneve të META?

Kush është Javier Olivan, shefi i ri i operacioneve të META?

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

Teknologji
Kalo në kategori