LAJMI I FUNDIT:

Aparati për korrigjimin e dhëmbëve

Aparati për korrigjimin e dhëmbëve

Në qoftë se fëmija juaj duhet të bartë aparatin për korrigjimin e dhëmbëve, atëherë është më mirë që ai të përdoret vetëm natën, ndërsa ditën të hiqet.

Aparatet mobilë për dhëmbë (që mund të hiqen) barten natën dhe një pjesë të ditës, më së miri prej orës 14-16. Aparatet e tilla korrigjojnë një pjesë të madhe të anomalive ortodontale dhe fëmijët i durojnë pa pengesa të mëdha, aq më parë kur nuk kanë nevojë t’i bartin edhe gjatë orëve të mësimit. Në të shumtën e rasteve përdoren në periudhën e rritjes dhe të zhvillimit, përkatësisht në kohën kur fëmijët ende i kanë dhëmbët e qumështit dhe dhëmbët e përhershëm.

Mirëpo, disa anomali nuk mund të korrigjohen në këtë mënyrë, prandaj në rastet e tilla përdoren aparatet fikse. Rëndom, aparatet fikse i punojnë ortodontët, e përbëhen prej unazave, bravave dhe harqeve të cilat ngjiten në dhëmbë dhe aty mbeten deri në fund të terapisë. Përparësia e tyre qëndron në atë që forcat veprojnë gjithnjë, prandaj edhe rezultatet arrihen më shpejtë, e veç kësaj janë më precizë.


Për të marrë pacienti aparatin fiks, duhet t’i plotësojë disa kushte: higjiena e përsosur e gojës, shërimi i të gjithë dhëmbëve të prishur, përmbajtja rigoroze e udhëzimeve të ortodontit (mënyra e të ushqyerit etj) dhe kontrollet e rregullta pa të cilat një ndërmarrje e tillë do të ishte e kotë.

Aparatet fikse janë të përshtatshëm për bartje, por janë edhe shumë më të shtrenjtë. Ato sigurojnë një sukses shumë më të madh sepse nuk varen shumë nga disiplina e pacientit dhe mundësojnë një korrigjim më të madh të dhëmbëve të shtrembër.

Aparatet e tilla janë disa lloje. Mirëpo e gjithë kjo nuk do të thotë se çdo fëmijë duhet të bartë aparatin fiks. Specialistët ortodontë përcaktojnë llojin e aparatit i cili në afatin më të shkurtër dhe në mënyrën më te mirë do të ndihmonte korrigjimin e anomalive te pacienti përkatës, e kur është fjala për fëmijët, në të shumtën e rasteve përdoret aparati mobil. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori