LAJMI I FUNDIT:

Anulohet Galaxy Nexus me kapacitet më të lartë

Anulohet Galaxy Nexus me kapacitet më të lartë

Samsung për arsye të panjohura anuloi prodhimin e versionit me kapacitet më të lartë të telefonit të vet të mençur Galaxy Nexus.

Edhe pse në start ishin paralajmëruar modelet me 16 dhe 32 GB të flash memories interne për deponimin e të dhënave, duket se nuk do të shohim versionin me 32 GB e kjo pajisje për momentin është në dispozicion vetëm për shfrytëzuesit e rrjetës CDMA të Verizon, derisa versionet GSM nuk kanë furnizim ende.

Sipas informatave të fundit, Samsung hoqi dorë nga zhvillimi i Galaxy Nexus 32-gigabajtësh për rrjetat GSM, gjë e cila gjithsesi nuk është lajmë i mirë për adhuruesit e përmbajtjeve multimediale duke pasur parasysh se pajisja nuk ka sllotin për kartelat microSD. Lajmi për heqjen dorë nga Galaxy Nexus me kapacitet më të lartë e publikuan distributorët Expansys-USA dhe Negri Electronics, derisa Samsung ende zyrtarisht nuk ka konfirmuar këto informata. /Telegrafi/