LAJMI I FUNDIT:

Antidepresivët dhe NHL

Antidepresivët dhe NHL

Sipas ReutersHealth, barnat antidepresive janë të lidhura me paraqitjen e limfomës non-Hodgkin.

Një studim i ri ka treguar se personat të cilët i marrin për një kohë të gjatë, të ashtuquajturit antidepresivët triciklikë, kanë janë më të rrezikuar për ta fituar sëmundjen e njohur si limfoma non-Hodgkin (NHL).

Përcjellja e pacientëve është bërë për një periudhë të gjatë kohore (nga viti 1989 deri në vitin 2003), ndërsa pas grumbullimit të të dhënave, hulumtuesit e kanë gjetur lidhshmërinë ndërmjet përdorimit të antidepresivëve triciklikë dhe NHL.

Megjithatë, edhe pse numri i personave nën terapi antidepresive te të cilët është zhvilluar NHL ka qenë i vogël, shkencëtarët rekomandojnë që këto barna të mos përdoren në periudha të gjata terapeutike.


Limfoma është një neoplazmë (tumor) i cili paraqitet te limfocitet (një lloj i qelizave të bardha të gjakut). Ekzistojnë tipa të ndryshëm të limfomave, të cilat grumbullohen në grupin e neoplazmave hematologjike.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori