LAJMI I FUNDIT:

Antiamerikanët dhe “antiamerikanët”

A ka antiamerikanë të tjerë në Kosovë, përpos kryeministrit të këtij vendi? Me gjasë ka. Shumë pak, por ka. A ka antieuropianë të tjerë në Kosovë përpos kryeministrit të këtij vendi? Në një vend ku fjala Europë personifikon diçka gati mitike? Ku fjala Europë përmbledhë ëndrrat e pjesës dërmuese të qytetarëve të këtij vendi? Ku të gjithë duan të shkojnë në Europë! Kur themi “po shkojmë në Europë” ne mendojmë “po shkojmë në shpi”! A ka antieuropianë të tjerë në Kosovë përpos kryeministrit? Me gjasë ka! Shumë pak, por ka.

Në një popull me përqindjen më të lartë në botë të ndjenjave pro-amerikane dhe pro-europiane është lehtë të manipulohet me etiketat pro dhe antiamerikan, pro e antieuropian. Ja prite përpara dikujt, i the antiamerikan, apo antieuropian, ai e “hangër”. I mbetet në derë. Pastaj pason zhurma mediale dhe vështirë mund të thuash diçka për me të dëgjuar ndokush. Ngadalë o njerëz, nuk jam! Për zotin nuk jam… Nuk pi ujë. Nuk dëgjohesh. Ta ka pritë përpara.

Kështu na ndodhte edhe nën Serbi. Nën komunizëm. Etiketa ishte armë për t’u ngjitë në karrierë, për ta mundur konkurrencën, për ta mundur edhe armikun më të rrezikshëm personal. Pastaj e kapte makineria e shtetit në dorë. E çonte posht. Pak mbetej prej tij. Nuk dëgjohej më në publikë zëri i tij.


Jo veç në qytet. Edhe në fshat. Kishte njerëz që e kishin tokën e mirë, apo tufën e mirë. Fqinji e padiste në komitet. Është … pe dini çka ma. E keni provuar shumë nga ju. Ose e kishte gruan e mirë. Ai përfundonte në burg dhe fqinjët i gjendeshin pranë. Kjo ishte edhe biznes. Ja ngjitnin fjalën: ”Hasani ka pushkë”. Pastaj ai duhej të shkonte natën që ta blejë pushkën te ai. Pastaj t’ia dorëzonte ditën në “stanicë”.

Kishte atëherë edhe intelektual të cilët mendonin. Zakonisht në udhëheqje me institucione të kulturës dhe artit emëroheshin të atillë që ekzekutonin. Jo të atillë që mendonin. Ata që mendonin me kokë të vet, natyrisht etiketoheshin me anti. Anti çka? Çka të duash, bre! S’ka lidhje, veç me qenë anti. Kaq duhej. Perspektiva shuhej.

Barsoletë e asaj kohe thotë: ”Dy femra me moral të dyshimtë po takoheshin papritmas në rrugë. Njëra prej tyre i thotë shoqërueses së vet: “ma mbaj djalin se po e shaj e para”. ”Mos bre, se shoqe jeni” – ia kthen shoqëruesja. “S’ka lidhje, askush më pas nuk merret me atë punë. Askush nuk flet se si mu përgjigj ajo, por se si e shava unë”. Kështu shprehej populli me barsoleta. Nuk donte të përzihej në politikë. Politika ta hante kryet. Politika është lavire, thoshin njerëzit e thjeshtë duke pasur parasysh politikanët e kohës.

Por të kthehemi te antiamerikani ynë. Kryeministri ynë është i shpejtë në fjalë. Shan i pari. Të quan “Faqezi, vetfundosje, antiamerikan….”! Boll, a? Pastaj media tan ditën merret me sharjet e tij. Në ndërkohë ai kontrabandon diçka politike. Këtë lojë po e luaj edhe unë. Po e shpalli kryeministrin antiamerikan. E Pse? Veç! Po më teket. Po dua ta provojë se sa është demokrat. Ashtu po bënë edhe kryeministri, i cili falë miqësisë personale me ambasadorin e SHBA, të përfolur mjaftë edhe për interesa personale dhe humorin e tij karakteristik, është bërë yll medial në këtë vend i cili ka vetëm 4 televizione nacionale të licencuara.

Por facebook-u është mediumi më i fuqishëm edhe këtu. Njerëzit flenë në facebook. Dikush me qeverinë e dikush vetëm. Aq sa mund të jesh vetëm në këtë rrjet social.

“A po fle në shtrat a në facebook”, e pyeti çuni vajzën. “Në facebook, valla”-ia ktheu ajo. “A vetëm a me ndokënd?” – e pyet ai përsëri. “E ku të lënë vetëm në facebook, ej” – përgjigjet ajo duke i shkelur syrin!

Në Twiter dhe facebook, ka plasë sherri. Njerëzit po harrojnë që betejat politike duhet të zhvillohen edhe në parlament, në rrugë madje, apo Zoti mos e dhashtë edhe në mal. Se kur dikush e kritikon ashpër sistemin, kur e konteston rëndë, ata kërcënohen se mund të pjellë konflikt i madh, luftë, kaos. Mos t’i ngucim pra, se na çojnë posht. E kallin vendin. Boll “Pimpsons” –at po flasin.

Kryeambasadori duke dashur të vazhdojë betejën e humbur me diktatorin Mugabe, iu “gjua” Fisit. Dorën në zemër, Fisi doket i madh si arushë, e vështirë të besojë njeriu se në tërë atë trup rrahë një zemër e butë demokratike. Edhe në luftë ka qenë. Profilin ta kompletojnë menjëherë. Kështu krijohet stereotipi. Edhe Dell-i i tha: “Ti dhe Mugabe anti-demokratë”. Tash pe kuptoni: Dell-i e Hashimi demokratë! Kishe! Por, Fisi e hëngri. Ja pritën përpara. Ne të tjerët po dëgjojmë, e po bëjmë seri.

Të flasim edhe për një “antiamerikan” tjetër i cili po merret me kryeministrin. Prokurori i rastit i cili e heton rastin e iniciuar nga Dick Marty, është një amerikan. Emri i tij përmendet shumë pak në media. Kjo d.m.th. se ai vërtetë po punon. Po e heton rastin për të cilin është angazhuar. Le anash se pak kush beson se në këtë rast ka diçka. Nuk besoj as unë, por Marty ka vepruar ngjashëm me kryeministrin: ia “futi” një etiketë. Tash, Hashimi më kot përpiqet të thotë: “rren o”! Ta ka pritë përpara, Hashim. Ky doli më i shpejtë.

Ndërkohë kryeministri po prodhon kriza edhe zhurmë publike. Edhe Kryeambasadorit nuk po i shkohet në shpi. Ndoshta ende si ka krye krejt punët e veta. Ndoshta edhe ndonjë “anti-amerikan” nga Amerika edhe është duke u marrë me këto punë. Kush e din?! Halil Budakova edhe Hashimi janë më të fortë se Amerika. Amerika punon për ta.

Ajo që po përpiqet me e lënë si përshtypje në publik, kryeministri ynë antiamerikan, është e ngjashme me atë deklaratën famoze se NATO ishte aviacioni i UÇK-së. Se kjo kishte qenë një produkt i mençurisë gjeniale të tij.

Tash ka pohime të çmenduara se kryeministri e ka korruptuar krejt personelin ndërkombëtarë në këtë vend. Përfshi edhe ambasadorë të vendeve, buxheti i të cilave është me mijëra herë më i madh se i yni. Edhe ky është veç një produkt horror i një PR-i megaloman, formalisht inekzistent.

Pyetja e radhës që logjikshëm rrjedh është: kush është më i forti? Sikur t’i pyesësh cooler-at e partisë, garant do të thonë : “Hashim roboti”. Ata e thanë, unë nuk e thash. Se unë jam veç një “antiamerikan” i zakonshëm, i cili ëndërron Kosovën ta bëjë Amerikë. Edhe Evropë.

Proud to be an “antiamerican” who loves too much USA! Ne po shkojmë në Evropë njeri, po shkojmë në shpi! Sapo të na e hapin rrugën “proeuropianët “ që po e mbajnë peng këtë vend.

Në trend

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

Magazina
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Premier League
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Magazina
Kalo në kategori