Ka përfunduar edicioni i tretë i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar, “Oda e Llapushës”. Fitues i edicionit të sivjetmë ishte Ansambli i Qendrës Kulturore nga Vlora, të cilët me prezantimin e tyre, më të kompletuar, sipas rregullave të festivalit, ku përveç këngëve dhe teksteve, ashtu edhe me valle dhe me veshje, sipas jurisë u vlerësuan më të mirët në prezantimin e tyre.
Çmimin kryesor të festivalit “Salih e Feriz Krasniqi”, drejtorit të këtij ansambli, ja dorëzoi Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Edicioni i tretë i festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, u karakterizua me pjesëmarrje nga të gjitha trojet shqiptare, përfshi edhe diasporën, e deri në Amerikën e largët. Po ashtu, edhe publiku ishte në masë të madhe, ku morën pjesë, përveç qytetarëve të shumtë, edhe njerëz të artit e të kulturës, e sidomos nga diaspora.
Mërgimtarët tanë, ishin pjesa më e mirë e festivalit, ku morën pjesë shumë personalitete nga vendi, por edhe nga Malisheva, që jetojnë e veprojnë në mërgim, në mesin e tyre shoqëri të ndryshme kulturore, artistike dhe atdhetare, pastaj njerëz të kulturës, siç ishte mbrëmë edhe Nazmi Telaku, këngëtar i njohur, që publiku e njeh nga paraqitjet e tij në ish Radio Televizionin e Prishtinës.
Pas paraqitjes të rapsodëve dhe shoqërive artistike në natën e dytë të festivalit, derisa juria profesionale, që përbëhej nga ekspertët vendorë të fushës së folklorit, trashëgimisë dhe albanologjisë, kanë bërë përzgjedhjen e më të mirëve, është shfaqur një dokumentar për Salih e Feriz Krasniqin, ikonat e rapsodisë shqiptare, që vijnë nga Komuna e Malishevës. Pastaj, jashtë konkurrence, kanë kënduar edhe këngëtaret Zyle Krasniqi dhe Motrat Krasniqi, ndërsa shoqata “Atdheu” nga Graci i Austrisë, ka ndarë një mirënjohje të veçantë për rapsodin më të vejtër të festivalit Ali Krasniqin.
Sipas jurisë profesionale e përbërë nga prof.dr.Zymer Neziri, prof.dr.Adem Zejnullahu dhe prof.dr.Izet Duraku, çmimin e diasporës e fitoi rapsodi Shefqet Karaçica, që jeton në SHBA. Çmimi i grupit më të kompletuar, këtë edicion ju nda ansamblit nga Librazhdi. Çmimin e publikut e mori Naxhije Bytyçi-rapsode. Çmimin e karrierës e fituan “Vëllezrit Kryeziu 2”. Çmimin “Beqir Gashi”, që ndahet për pjesëmarrësin e ri , më të mirë, ju nda Anita Krasniqi, nga ansambli i Drenasit.
Ndërsa për tri vendet e para, juria profesionale i kanë vlerësuar, SHKA “Rafsha” Drume-Hot, nga Malësia e Madhe në Mal të Zi, vendi i tretë, ndërsa vendi i dytë për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Dëshmorët e kombit”-Obiliq dhe vendi i parë, që mori çmim “Salih e Feriz Krasniqi”, ju dha Ansamblit të Qendrës Kulturore të Vlorës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Japonia në Mal të Zi

SHIGJETA E KANGA

"Ambicie përtej fjalëve": Revolucioni artistik i Sienës që solli Parajsën në Tokë
Teoritë e vdekjes së “Mbretit”: Pse shumë njerëz mendojnë se Elvisi është ende gjallë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi