Prej marrjes së detyrës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikë (SHBA) Donald Trump, dhe administrata e tij, kanë bërë thirrje të vazhdueshme që aleatët amerikanë në NATO të rrisin shpenzimet në mbrojtje.
SHBA-të kanë bërë thirrje që secila nga 28 anëtaret e bllokut, të ndajë për mbrojtje 2 për qind nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), ndërkohë që kanë akuzuar shtetet të cilat nuk kanë arritur këtë nivel të kërkuar nga Washingtoni.
Siç shkruan Anadolu Agency (AA) kjo situatë mori në peshë fundjavën që shkoi, atëherë kur Trump shkroi në Twitter se “Gjermania i detyrohet NATO-s një shumë të madhe parash” dhe se “SHBA-të do të duhet të paguhen më shumë për mbrojtjen të cilën ia ofrojnë Gjermanisë”!.
Të dhënat e NATO-s flasin se SHBA-të kanë shpenzuar vitin e kaluar 664 miliardë dollarë në mbrojtje ose 3.61 për qind nga PBB-ja.
Shpenzimet e përgjithshme të të gjithë anëtarëve të NATO-s janë llogaritur në 921.44 miliardë dollarë.
Vitin e kaluar, vetëm katër anëtarë të NATO-s, Greqia, Polonia, Estonia dhe Britania e Madhe realizuan objektivin prej 2 për qind, i cili si i tillë ishte vendosur në vitin 2014.
Turqia që ka ushtrinë e dytë në NATO për nga madhësia, menjëherë pas SHBA-ve, në vitin 2016 shpenzoi 12.1 miliardë dollarë ose 1.69 për qind të PBB-së.
Drejtori i institutit turk “Shekulli 21”, Cahit Armagan Dilek, për AA tha se vërejtjet e Trumpit mund t’i atribuohen të kaluarës së tij afariste por theksoi se Washingtoni zyrtar edhe në të kaluarën ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes të partnerëve në NATO.
“Në vitet 2010-2011, ish Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates kritikoi anëtarët evropianë të NATO-s për reduktimin e shpenzimeve të tyre të mbrojtjes dhe tha se së SHBA-të nuk e kanë patjetër të mbulojnë këtë deficit”, tha Dilek.
Synimet e jashtme të SHBA-ve
“Shpenzimet e disa vendeve evropiane në mbrojtje ishin aq të ulëta në një kohë, sa që në vitet 2012-2014 disa njësi ushtarake gjermane dështuan të përmbushin kriteret operacionale të gatishmërisë”, tha Dilek për të shtuar se shpenzimet e SHBA-ve në NATO kryesisht përcaktohen nga përdorimi i Aleancës nga ana e saj për të realizuar qëllimet e veta të politikës së jashtme.
Në prononcimin e tij, Dilek që është një ish oficer detarie, tha se kjo është arsyeja përse SHBA-të prej në fillim kanë dhënë pjesën dërmuese të shpenzimeve të NATO-s.
“NATO është instrumenti më i rëndësishëm i SHBA-ve për të dalë fituese kundër shteteve siç është Rusia dhe Kina, shteteve të cilat mund të pozicionohen si kundërshtarë globalë, ndërkohë që është një mjet i rëndësishëm për të ndikuar në zhvillimet në Evropë”, tha Dilek, sipas të cilit Trump do të vazhdojë të ushtrojë presionin mbi shtetet e BE-së për të përmbushur detyrimet.
Ai tha më tej tha se kërcënimi i ri rus në Evropën Lindore ka forcuar argumentin e SHBA-ve të cilën e dëshmoi aktiviteti i fundit i NATO-s në rajonin e Baltikut.
“Situatë e ngjashme është edhe me Turqinë”, tha Dilek duke iu referuar pranisë ushtarake ruse në Detin e Zi në Krime si dhe përkrahja e saj për Bashar al-Assadin në Siri.
Ndonëse lidhjet mes Ankarasë dhe Moskës janë riparuar në masë të madhe, të njëjtat në nëntor të vitit 2015 u përkeqësuan si pasojë e rrëzimit të avionit rus mbi kufirin turko-sirian nga Forcat Ajrore turke.
Përveç buxheteve individuale ushtarake të shteteve anëtare, NATO ka gjithashtu planet shpenzuese ushtarake dhe civile me vlerë prej rreth 1.75 miliardë dollarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sremska-mitrovica-780x439.jpg)
Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë
![Bisedimet e paqes për Ukrainën - ekziston rreziku të mbahen pa Evropën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-45-780x439.jpg)
Bisedimet e paqes për Ukrainën - ekziston rreziku të mbahen pa Evropën?
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Kufijtë e Ukrainës pjesë e diskutimit, anëtarësimi i saj në NATO 'i pamundur' - Sekretari amerikan i Mbrojtjes i thotë të gjitha](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_26-9-780x439.png)
Kufijtë e Ukrainës pjesë e diskutimit, anëtarësimi i saj në NATO 'i pamundur' - Sekretari amerikan i Mbrojtjes i thotë të gjitha
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-11-780x439.png)
"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut
![Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-21-e1739549824849-780x439.jpg)
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara