LAJMI I FUNDIT:

Androidi i Toshibës kushton 500$

Androidi i Toshibës kushton 500$

Prototipi Android 3 “Honeycomb”, një prodhim i Toshibës që pritet të dalë shpejt në treg, do të kushtojë nga 450-580$.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët vendas në këtë kompani prestigjoze, ndërsa shpjegojnë se ky çmim justifikohet nga parametrat e këtij Androidi. I njohur ndryshe si “Toshiba ANT”, ky model ka një ekran 10 inch, jep një figurë me rezolucion 1280 x 800, që punon me prekje, ka 2 dual-core procesor, 1GHz nVidia Tegra.

Në verësionin më të ri të androidit nuk mungon tenologjia bluetooth, ndërsa bateria mban 7 orë punë maksimale me këtë tablet. Ekspertët shkpjegojnë se çmimi i këtij lloj Androidi do të varet shumë edhe nga memoria e tij e integruar. Nëse ajo ëshë 8 GB, “Toshiba ANT” do të kushtojë 450$, versioni 16 GB – 500$, ndërsa ai me 32 GB kushton 580$. /Telegrafi/