LAJMI I FUNDIT:

Android me 33 për qind të tregut në SHBA

Android me 33 për qind të tregut në SHBA

Kompania e hulumtimeve comScore ka publikuar të dhëna lidhur me pjesëmarrjen që sistemet operative kanë sot në tregun amerikan.

Android është i pari, si platforma më e madhe e Google me 33 për qind, në krahasim me 26 për qind sa kishte vitin e kaluar, dhe kjo është një rritje e konsiderueshme për liderin.

Në vendin e dytë pas platformës Android gjendet sistemi operativ i kompanisë Research In Motion (RIM), pjesëmarrja e së cilës ka rënë nga 33.5 në 28.9 për qind.

Pjesa e tregut që mban Apple me iOS pothuajse ka mbetur e pandryshuar në tregun amerikan, pasi që ajo mban 25.2 për qind, në krahasim me Microsoft ka rënë nga 9 në 7.7 për qind të tregut.


HP është në vendin e pestë me sistemin e saj operativ webOS, i cili mban 2.8 për qind të tregut, që është një rënie prej 1.1 për qind, në krahasim me vitin e kaluar.

Për sa i përket prodhuesve, Samsung zë vendin e parë më 25 për qind të tregut, e përcjellur nga LG me 21 për qind, ndërsa më pas vijnë edhe prodhuesit tjerë të njohur si Motorola me 16 për qind, RIM me 8.6, dhe Apple me 7.5 për qind. / Telegrafi /