LAJMI I FUNDIT:

Android Gingerbread për Xperia X10

Android Gingerbread për Xperia X10

Kohëve të fundit, ne e kemi parë versionin jo-zyrtar të Android Gingerbread për modelin e telefonit të mençur Xperia X10, ndërsa sot, prodhuesi i këtij telefoni - Sony Ericsson e ka konfirmuar se është duke u munduar që të sjell Android 2.3 Gingerbread në Xperia X10.

Më herët gjatë këtij viti, Sony Ericsson kishte thënë se nuk ka asnjë plan që të freskojë modelin e saj të telefonit Xperia X10 përtej versionit të Android 2.1 Eclair.

Ndërsa tani ata e kanë ndryshuar mendjen e tyre dhe po synojnë që të sjellin versionin e fundit të këtij sistemi operativ,

Gingerbread, në X10, ndërsa kanë thënë se këtë do ta bëjnë në fund të çerekut të dytë të këtij viti, ose në fillim të çerekut të tretë.


Freskimi i modelit të saj të telefonit me versionin e ri të sistemit operativ Android është një lajm i mirë për përdoruesit e Xperia X10, ndërsa kjo tregon se Sony Ericsson edhe kësaj radhe i ka dëgjuar konsumatorët e saj. / Telegrafi /