LAJMI I FUNDIT:

Android dhe iOS – më së shumti shfrytëzues në SHBA

Android dhe iOS – më së shumti shfrytëzues në SHBA

Sipas hulumtimit të cilin e ka bërë kompania Flurry, pjesa më e madhe e përdoruesve të Androidit dhe iOS-it vijnë nga SHBA-të. Sipas statistikës, gjatë 30 ditëve të fundit 41% e shfrytëzuesve të këtyre dy platformave mobile ishin nga SHBA-të.

Prej numrit total të 264 milion shfrytëzuesve 109 milion ishin nga SHBA-të, e pastaj vijnë Kina me 35 milion, Britania e Madhe me 17, dhe Koreja Jugore me 16 milion shfrytëzues. Në listë pasojnë Japonia, Franca dhe Gjermania me nga dhjetë milion shfrytëzues. Siç besojnë analistët, në Kinë ka më së shumti hapësirë për rritje deri në kuotën prej 122 milion shfrytëzues.

Pranimi ndërkombëtarë i smartphonëve do të vazhdoj edhe gjatë vitit të ardhshëm. Në botë “klasa e mesme” numëron 1.8 miliard njerëz, e për Google dhe Apple kjo ende paraqet një hapësirë stërmadhe për rritje, shkruan Flurry. /Telegrafi/