LAJMI I FUNDIT:

Android 3.0 Honeycomb në HTC Desire HD

Android 3.0 Honeycomb në HTC Desire HD

Version i sistemit operativ i kompanisë Google, Android 3.0 Honeycomb është i dizajnuar për kompjuterë tablet, mirëpo ajo që po ndodh tani, është se ne po shohim se si ky sistem operativ po shfaqet në telefonat e mençur mobil, bashkë me versionin tjetër të sistemit operativ Android, atë Ice Cream Sandwich.

Përkatësisht, njëri prej zhvilluesve të forumit XDA ka arritur ta fus këtë versionin e sistemit operativ Android 3.0 Honeycomb në modelin HTC Desire HD, ndërsa kjo është paraqitur edhe në një video e cila tanimë po qarkullon në internet.

Ata që janë të interesuar të shohin funksionalitetin e Android 3.0 Honeycomb në një telefon mobil të kompanisë HTC, mund të vizitojnë forumin e zhvilluesve XDA, dhe të informohen për detajet e këtij versioni të Android, i cili duket mjaft interesant jashtë kompjuterëve tablet. / Telegrafi /