LAJMI I FUNDIT:

Analiza e ekspertit të njohur amerikan: Skandali në Shtëpinë e Bardhë duhet të përfundojë me dorëheqjen e Trumpit

Analiza e ekspertit të njohur amerikan: Skandali në Shtëpinë e Bardhë duhet të përfundojë me dorëheqjen e Trumpit

Profesori i Fakultet Juridik në Universitetin e Columbias, Philip Bobbitt, ka analizuar krizën që kanë shkaktuar djali dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se për shkak të personave të njëjtë presidenti i ri amerikan do të detyrohet të japë dorëheqje, shkruan Independent.

Posta elektronike e Trump juniorit (Jr.), së fundmi ka zbuluar se gjatë verës së kaluar ai ishte takuar me avokaten ruse Natalia Veselnickaja, kurse në këtë takim kishte marrë pjesë edhe dhëndri i Trumpit, Jared Kuschner, si dhe Paul Manafort – udhëheqësi i atëhershëm i fushatës së republikanëve. Trump Jr i ishte përgjigjur pa përtesë ofertës lidhur me “informatat inkriminuese” për Hillary Clintonin, kandidaten demokrate për presidente të Amerikës, transmeton Telegrafi.

“Çfarëdo që të jenë qëllimet e Trumpit gjatë fushatës, tashmë dihet se qëllimi kryesor i tij ka qenë krijimi i një dinastie, pasi ai kishte shkatërruar dy dinasti gjatë fushatës së tij të fundit”, ka shkruar profesori Bobbitt në analizën e tij në “Evening Standard”.


“Aktualisht, dorëheqja po duket të jetë si opsioni i fundit, por presidenti ndoshta do të detyrohet të vendosë për një lëvizje të tillë nëse dëshiron të shpëtojë fëmijët e tij nga burgu dhe veten nga ndjekjet penale”, ka shtuar profesori.

Ky ekspert beson se alternativa më e mirë do të ishte dorëheqja. Por, sipas Bobbittit, Trumpi nuk do të mund të largohet lehtë nga ky kaos i krijuar pas akuzave se ka bashkëpunuar me Rusinë gjatë fushatës presidenciale.

Bobbitt shprehet se nëse kërkohet llogaridhënia e Trumpit, në vend të dorëheqjes së tij, kjo ndodh jo pse ai ka marrë mito, por sepse ai atë e ka ofruar.

“Trumpi i ka thënë Comeyt se do të mendojë për atë nëse do ta lë në pozitën e drejtorit të FBI-së, derisa në anën tjetër ka kërkuar nga ai të heq dorë nga hetimi lidhur me dyshimet për bashkëpunimin me Rusinë gjatë fushatës presidenciale. Thjesht, ka qenë një ofertë për ryshfet në të njëjtën mënyrë siç kishte vepruar Nixoni me një gjyqtar”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Botë
Kalo në kategori