Krejt fajet i kishte vetë Isë Boletini! E kam të qartë se kjo deklaratë në prag të festës së madhe të pavarësisë së Shqipërisë tingëllon gati blasfemike. Nuk përputhet me atë përkuljen e tij të famshme për të puthur flamurin! Ju kujtohet ende “Nëntori i Dytë”?! Por, duhet ballafaquar guximshëm me realitetin,qoftë ai tokësor apo virtual, “on” apo “off”!
Lëre krejt anash faktin se tipi u vonua në ngritjen e flamurit, se është diçka që ndodh! Por edhe në Konferencë të Londrës bëri skandal. Nuk i dorëzoi armët. Nuk u tregua aspak paqësor. Njëherë, madje, me ushtrinë e tij prej malësorësh mori aq vrull sa përfundoi në Shkup, ku atëherë ishte qendra e vilajetit të Kosovës! Kështu, ai me shokët e çliroi Shkupin! Pastaj u tërhoq! Rrethanat ishin të komplikuara.
Asokohe, maqedonasit ende nuk kishin identitet! As Skënderbeu nuk kishte arritur në komunën e Shkupit, me emrin Çair! Atëherë ende nuk ishte ndërtuar as sheshi i famshëm “Shkupi 2014”! As ambasadori amerikan në Shkup nuk e kishte dhënë deklaratën këndellëse se “Identiteti maqedonas nuk duhet rikrijuar përmes antikës”! Ishin kohë të tjera!
Për të sqaruar gjeneratat e reja, duhet thënë se realiteti i dikurshëm ishte pak më ndryshe! Ishte krejt bardhë e zi, dhe kishte rreziqe reale. Luftërat ishin gjendje ku njerëzit e pafajshëm vërtetë vdisnin! Ishin luftëra e jo veç “War games”! Nuk ishte pra vetëm punë virusësh, as ndërhyrjesh të tjera të paautorizuara në rrjet! Nuk ishte as njëri nga këto që ne sot i (mirë)kuptojmë.
Prandaj edhe kërkohet të rishkruhet historia. Për me e kuptue gjeneratat e sotme! Duan të thonë se asgjë nuk ka ndodhur në të vërtetë dhe se dikur gjyshet tona na kishin treguar vetëm përralla! E dini se gjyshet dikur shërbenin për të treguar përralla? Nuk kishte përralla online atëherë! Madje, atëherë, në botën reale kyçeshim vetëm në maternitet, e besa dikush edhe në shtëpi. Nuk kishim rrjet të gjeneratës së tretë e as të katërt. Krejt kjo kërkonte shumë kohë, gati nëntë muaj të plota për të hyrë online.
Kështu pra, të dashur miq, në vigjile të festës së pavarësisë, këto ishin sqarime të nevojshme për gjeneratën e shkollarëve dhe studentëve të cilët këto ditë po protestonin kundër armëve kimike në sheshet e Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit. Sidomos në rrjetet sociale, e posaçërisht në “sheshet” e “Facebook”-ut! Pra, ecë e ecë dhe arritëm deri këtu.
Por, edhe realiteti i ri ka telashet e veta specifike. Na ka dalë telashe me shtetin virtual të Serbisë! Kërkohet mobilizim virtual i kombit! Puna paraqitet, pak a shumë kështu!
Për shkak të njohjes së Kosovës, nga “shteti virtual i Fejsbukut” i cili për nga numri i popullsisë tashmë e ka kaluar Kinën dhe Indinë, Republika e Serbisë e ka tërhequr ambasadorin e sajë nga “facebook”-u dhe me këtë rast i ka dërguar notë proteste shkëlqesisë së tij, pronarit të shtetit, Mark Zukerberg! Kështu së paku njoftojnë/ironizojnë portalet serbe. Ambasadori serb ka marrë urdhër që brenda 48 orësh të kthehet në Beograd për konsultime të mëtejme.
Përndryshe, Marku është themelues dhe bashkëpronar i shtetit të “Facebook”-ut, diçka si Ismail Qemali ynë! Por, për dallim prej Markut, themeluesit nuk kishin aksione në shtetin e ri. I morën më vonë! Tek më vonë shtetet tona kombëtare u bënë shoqëri aksionare. Në vend se shoqëri qytetare! Pastaj filloi procesi i privatizimit. Por…lëre fare, se festë është! Të kthehemi te njohja!
Në Kosovë, fishekzjarrët kanë kapur qiellin. Kjo mbase është njohja më e rëndësishme deri tash, pas njohjes nga ana e SHBA, dhe disa vendeve të BE, komentojnë analistët, madje edhe qytetarët tanë tashmë me dyshtetësi: atë të Kosovës dhe të “Facebook”-ut.
Pra, më në fund, Fejsbuku na ka njohur. Si për çudi, askush nuk po del të kapërdiset në publikë se pikërisht ai e ka sjellë këtë njohje. As ministri i jashtëm e as zv.kryeministri!
Kjo si duket do të mbetet njëra ndër dy enigmat e mëdha civilizuese të shqiptarëve. E para ishte “Kushe solli Doruntinën”, pastaj kush e solli njohjen nga “Facebook”-u! Por misteri mbetet pjesë e sharmit të Ismail Kadaresë dhe Mark Elliot Zuckerberg-ut. Asnjëri nuk po flasin! Çile guri gojën, thonë ndër ne!
E ne na mbetet vetëm të spekulojmë! Sido që të jetë, gjërat po marrin për të mirë. Kur të flasim me ndonjë mik, shtetas të “facebook”-ut, nga Beogradi, tashmë ai me automatizëm do të kuptojë se Kosova nuk është më Serbi. Kjo e ka vlerën shumë më të madhe se deklaratat anakronike dhe inatgjike të disa liderëve serbë! Kërcënimet e Vulin nuk na frikësojnë, thonë luftëtarët por edhe qytetarët tonë të zakonshëm virtual të cilët deri dje logoheshin si banorë të Brazilit apo të Arktikut!
Por, nuk është gërryes vetëm misteri se kush e postoi Kosovën në “Facebook”! Ka ende punë me hapat formal në mes dy vendeve tona mike dhe virtuale. Se në njëfarë mënyre edhe Kosova është ende një vend virtual! Ende jemi në njëfarë forme, një komb-ndërkombëtar!
Por, çështja mbi të gjitha çështjet, të cilën dua të e shtroj para jush me krejt rëndësinë e çastit, është se kush do të jetë ambasadori ynë i parë në “Facebook”! Gara tashmë ka filluar. Për shembull, miku i im Asdreni, ka ditë që e ka filluar fushatën! Ështe vetëkandiduar. Unë e bëra “like”, sepse ai vërtet i plotëson të gjitha kriteret qytetare, kombëtare dhe diplomatike. Jeton në Londër dhe kohëve të fundit është vetëm virtualisht prezent në trojet etnike!
Përndryshe, ai ka një qëndrim prej aristokrati! Është i gjatë, me flokë po ashtu të gjata dhe të dendur ( dhe të thinjur vende – vende) të lëshuara deri mbi supe! Mbi të gjitha, ai është edhe pasardhës i drejtpërdrejtë i të madhit Isë Boletini. Atij që u vonua në shpalljen e pavarësisë dhe i cili hyri me trupat e tij në Shkup, si çlirimtar! Por, ka shumë që nuk e dinë se Isai ishte edhe vizionar.
Ai qysh atëherë e kishte thënë slloganin e tij të famshëm se “Kufijtë e Shqipërisë janë deri atje ku bukës i thonë bukë e ujit ujë! Pas kësaj deklarate ai e kishte hedhur tutje hartën topografike! Pra, ai mendonte qysh atëherë në Shqipërinë virtuale. Pra, Shqipëria është edhe në Londër, të dashur miq! Edhe në New York, kudo është Shqipëria virtuale! Nëse nga Antarktiku dikush është loguar me nofkën “Pinguini shqiptar”, pra dijeni se edhe atje është Shqipëri!
Deri dje zyrtarë të lartë të shtetit kosovarë, kur hynin në rrjetet sociale, u shkruante “near the Pristina, Serbia”, ose edhe më keq: “Near dhe Srbica, Serbia”! Si për inat të shumicës së kosovarëve që pjesën më të madhe të natës e kalojnë pikërisht në rrjetet sociale, kjo ishte një goditje në ego, në të kaluarën e madje edhe në të ardhmen e tyre. Por, kjo tashmë është e kaluar!
Të kthehemi prap te reagimi emocional serb, ku zyrtarët e lartë serb, të pafuqishëm për të ndalur njohjen nga ana e “Facebook-ut” ,kanë insistuar që gjithsesi pranë emrit Kosovo të vihet edhe fusnota. Kështu së paku ironizojnë portalet serbe.
Madje, sipas tyre, edhe ekstremisti Vulin, pasi e gjykoi ashpër aktin e njohjes nga “Facebook” , ka kërcnuar se në veri të facebook-ut do të formohet bashkësia e komunave virtuale serbe!
“ Është jetike që serbët të marrin pjesë në këtë proces” paska deklaruar ai! Rrugë tjetër nuk ka, nëse duam të jemi online! A thua, ku i bie veriu në “Facebook”?!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi